Bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, avokati Idajet Beqiri: Izet Haxhia të shpallet i pafajshëm! Sali Berisha nxori në prite Azem Hajadrin

23 Mars 2023, 13:27| Përditesimi: 23 Mars 2023, 14:03

  • Share

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e dhënë në 31 tetor të vitit të kaluar ku Gjykata e Apelit të Tiranës e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg. Avokati i tij Idajet Beqiri, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh se ato kërkojnë që Izet Haxhia të marrë pafajësinë pasi është i pafajshëm. Sipas Beqirit, Sali Berisha është personi i cili ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin.

'Prokuroria gjeti shkelje të rënda gjatë procesit. Ishin prova dhe për ne! Dëshmitari kryesor ai që e zbërthente procesin ishte Sali Berisha. Pozitën e Izet Haxhisë e kishte në dorë Sali Berisha. Gjykata e Apelit mbylli sytë dhe çështjen e morën në dorë 3 gjyqtare të reja. E la në fuqi vendimin duke bërë një arsyetim, një histori dhe banalizohet ajo histori se çfarë ka ndodhur dhe çfarë jo. Tani problemin e pafajësisë së Izet Haxhisë jemi të bindur se duhet të na e japë Gjykata e Lartë. Nga gjithë përmbajtja e asaj dosje, vetë dëshmia e Sali Berishës e nxjerrë të pafajshëm Izet Haxhinë. Sali Berisha thotë se e nxori në prit një punonjës i SHISH.  Gjykata e Lartë ka marrë dosjen, është hedhur në short. Shikon tek ai short që i ka rënë jo një çetë e kapur nga politika. Ai ka një besim që çështja do të shikohet me objektivitet. Vrasja nuk është zbardhur. Nëse nuk do të ishin veprimet aktive të Sali Berishës nuk do të ishte vrarë Azem Hajdari. Në prite Azem Hajdarin e nxori Sali Berisha. Nëse ai nuk do të ishte i interesuar që mos bëhej ajo vrasje, ai do të kishte bërë një gjë, po të kishte marrë policinë se ato janë në pritë dhe ta verifikojnë, do të ishte parandaluar vrasja. Kemi bindjen se Gjykata e Lartë, se Izet Haxhia do të marrë pafajësinë. E meriton pasi nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.’- tha Beqiri.

Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022, por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim'.

Ai i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj dhe se Haxhia ishte gjendur rastësisht pranë vendit ku ndodhi vrasja. Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.

Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?