Policia në ditën e ngjarjes në Kune të Lezhës

Bëri sherr për shezlongët në plazhin e Kunes në Lezhë dhe plagosi biznesmenin! Kapet autori i shpallur në kërkim

15 Korrik 2022, 14:55| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 15:05

  • Share

LEZHË- Policia ka vënë në pranga Paris Dedën, i cili plagosi Armando Markun pas një sherri në plazhin e Kunes në Lezhë rreth një muaj më parë. 

Konflikti mes dy personave të cilët kishin bizneset afër njëri-tjetrit, ka nisur për vendosjen e shezlongeve në brezin e rërës, për të cilën pretendonin pronësinë të dyja palët. Duke mos gjetur zgjidhje, dy personat janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin, e më pas Paris Deda ka goditur fizikisht dhe me sende të forta  Armando Markun, duke i shkaktuar fraktura në kokë.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në mes të pushuesve të cilët të dielën e 26 qershorit ishin të shumtë në zonen e Kunës në Shëngjin. Policia e cila nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar në komisariat dhe po merre në pyetje disa persona për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar Paris Deda.

Përpos Paris Dedës, një tjetër i përfshirë në ngjajren e Kunes në Lezhe ka qenë Erjon Marku vëllai i Armand Markut 41 vjeç i cili goditi gruan e Paris Dedës, 46 vjeçe gjë që vijoi më pas me nxitjen e konfliktit.

Ndarja e rërës në plazh është kthyer shpreh herë në burim konflikti mes subjekteve private në bregdet, ku nuk kanë munguar as viktimat siç ishte rasti i qershorit të vitit 2021 në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?