Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita

Sport

Bëri shqiponjën me bashkëshorten, britanikja 'The Sun' parashikon probleme për Granit Xhakën

29 Nëntor 2018, 17:56| Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 18:04

  • Share

Simboli i shqiponjës sërish probleme në horizont për Granit Xhakën. Prestigjozia britanike e “The Sun” ka shpërndarë foton e futbollistit shqiptar Granit Xhaka dhe gruas së tij Leonitës teksa ata bënin simbolin e shqiponjës me duar. Në artikull shkruhet se çifti mund të përballet shumë shpejt me një reagim jo shumë paqësor.

Artikulli i "The Sun" për Xhakën dhe bashkëshorten e tij

I gjithë problemi e ka zanafillën në ndeshjen e Botërorit Zvicër-Serbi, ku Xherdan Shaqiri dhe Xhaka, të dy me origjinë shqiptare u përfshinë në polemika të shumta pas gjestit së shqiponjës.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri duke bërë shqiponjës gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër

Bërja e shpeshtë e këtij gjesti nga futbollistët me origjinë shqiptare ka shkaktuar gjithmonë polemika në kombëtares zvicerane. Aq sa u diskutua edhe pezullimi i tyre nga kombëtarja.

Gjatë një konference për shtyp, ai kërkoi falje duke u shprehur se do të ishte budalla nëse do ta përsëriste. (SHIKO KËTU)

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?