Bëri shqiponjën me duar në ndeshjen Serbi - Angli, UEFA përjashton nga Europiani gazetarin Arlind Sadiku

19 Qershor, 10:55| Përditesimi: 19 Qershor, 10:57

  • Share

UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga Europiani gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun, pasi në ndeshjen Serbi Angli më 16 qershor, ai bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Gjesti i Sadikut erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, e që UEFA nuk ka marrë asnjë masë.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, gazetari është  ndaluar në hyrje të konferencës për media të Shqiperisë dhe i është konfiskuar akreditimi.

Gazetari nuk mund të raportoj sot në ndeshjen Kroaci - Shqipëri, dhe asnjë ndeshje tjetër të Europianit.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?