Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare.
Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.
Tifozja shqiptare, Anila Mahalla u shoqërua nga rojet e sigurimit pasi veprimi i saj nuk iu pëlqeu serbëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë. Mahalla u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.
Lajmi kryesor:
Tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb filmohet duke sharë nënat shqiptare! Xhaka reagon për fanellën ‘Jashari’: Nuk ishte politike (VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al