Sport

Bëri surprizën në kampionatin evropian, Maida Lozi për Report TV: Ëndërr medalja olimpike! Trajneri: Pëshëngritja vuan për palestra

1 Gusht, 12:44| Përditesimi: 1 Gusht, 15:02

  • Share

Maida Lozi rezultoi surpriza e Shqipërisë në kampionatin evropian të peshëngritjes për të rinj. 16-vjeçarja u rendit e katërta në stilin e shkëputjes edhe pse ishte sportistja më e re në kategorinë e saj 77 kilogramë. Maida arriti të ngrinte 88 kilogramë në këtë disiplinë, ndërsa u rendit e pesta në dy garësh me 188 kilogramë në total.

“Tek shkëputja dola e kënaqur, ndërsa te shtytja mund të bëja 106 kilogramë, por e humba. Megjithatë jam e kënaqur,”-u shpreh Maida.

“Unë jam i kënaqur me rezultatet që arriti, me performancat që bëri. Prisja diçka të tillë edhe pse është viti i parë me U-17. Kundërshtarët ishin një vit më të mëdhaja,”-tha trajneri Ervis Tabaku.

Për Report TV 16-vjeçarja tregoi se kush e uroi e para për arritjen.

“Para më ka marë mami pastaj shoqet dhe të tjerat,”-deklaroi Maida. 

Edhe pse shumë e talentuar, afrimi i Maidës me peshëngritjen ishte rastësore.

“Unë në fillim kam qenë shumë mbipeshë, por më pas u futa në palestër. Profesori më pa dhe më sugjeroi peshëngritjen. Tani jam këtu,”-u shpreh peshëngritësja. 

Maida në të kaluarën është shpallur kampione evrope për kategorinë U-15, ndërsa edhe ëndrrat janë të mëdha.

“Të shpallem kampione Evriope, bote dhe pse jo olimpike,”-tha 16-vjeçarja.

“Thjesht dua të ndërtoj një sportiste për të ardhmen. Nuk është çështja një medalje në U-17 apo U-20. E gjithë çështja është se unë po punoj me Maidan që ajo të jetë sportiste me të rriturat. Kjo është një fazë kalimtare,”-u shpreh Tabaku.

Peshëngritja është ndër sportet me arritjet më të larta në rang individual për Shqipërinë, por megjithatë kushtet për ta ushtruar mbeten të vështira.

“Shpërblimet janë goxha të larta, ndërsa kushtet s’janë ku duhet. Shteti s’të ofron mundësinë apo ka infrastrukturën për t’u stërvitur sportistët. Personalisht sportistët e mi stërviten te palestra ime. Pra te palestra ku unë punoj me klientët stërviten edhe sportistët,”-deklaroi Tabaku.

Maida Lozi mbështet nga ekipi shumë sportësh Partizani, pjesë e të cilit është që prej nisjes së karrierës. 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gasper shkodr: 01/08/2025 14:25

    ju lumte peshngritja shqiptare po ecen me ritme te shkelqyera . Bravo Elezit me shoke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?