Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë ndërhyrjes së policisë në Lazaratin e kanabisit. Pas takimit me banorët e Lazaratit, thotë se bandat kriminale me uniformë i kanë vënë armët në gjoks fëmijëve dhe nënat që i mbrojtën duke kryer terrorizëm ndaj tyre.
Berisha tha se shumë shpejt do të çojë në Lazarat një grup hetimor për këto krime që pretendon, por në fakt harron se përplasja me disa banorë të kthyer në grupe të armatosura i mori jetën një polici.
“U ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga vizita ime në Lazarat. Në ato rrëfime konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit. Në këtë fshat, krime të vërteta me operacionet antidrogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë hezituar t’i vendosur tyta automatiku në gjoks fëmijëve 2-3 vjecar. Terorrizëm të tillë, banorët nuk e kanë parë në të gjithë ekzistencën e tij. Garantoj banorët se shumë shpejt do organizojnë grupe hetime, do marrin ndëshkimin e merituar.
Vizitova Dervicanin, Dropullin, po shkretohej minoritetit, tokat e mbetura djerrë. Ajo zonë ka ende 5 ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Dhe pas ndërtimit të Unazës së Jugut, nuk u dërgohet korrenti 20 kv. Zonat kanë qenë të htypura, sot ndihen të braktisura. Ju thashë, Edi Rama mund të vijë e të thojë fjalë greqisht, por është armik i lirive të tyre. Bëj thirrje të gjithë banorëve të jugut të lidhemi në një betim solemn, të lëmë dallimet partiake, sot armik i lirive të tyre është sekti i Rilindjes që vjedh e plaçkit cdo ditë”, tha Berisha.
Berisha duket se nuk e mban mend çfarë ka ndodhur në mesnatën e 24 qershorit 2015 kur u vra efektivi i policisë Ibrahim Basha gjatë një operacioni të policisë në fshatin që njihej për kultivimin e kanabisit. Aso kohe, kur ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, forcat blu nisën një operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.Gjatë kontrolleve, u arrestua Xhulio Malo sepse në automjetin që po drejtonte kishte armë dhe kokainë. Kur kolegët njoftuan palën tjetër për të bërë shoqërimin e Malos, u qëllua me armë zjarri nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë mbeti i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.
Ndër të tjera, në deklaratën për mediat përmendi edhe takimin me banorët në Gjirokastër, ku tha se vuri re shpopullim masiv dhe i mbeti në mendje fjala e një nëne që kishte vështirësi ekonomike dhe nuk arrinte dot të merrte as një certifikatë.
“Është i paimagjinueshëm se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi tejkalon të gjitha përmasat. E kam menduar disa herë udhëtimin tim. Mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut. Do t’u jap vetëm një shembull. Në Libohovë, nga 50 kompani ndërtimi që kishte në 2013, sot nuk kishte asnjë.
Ferma, prodhime, ishin të falimentuara. Në Gjirokastër kaloje rrugës, të lëndonte në shpirt kompensatoja në vitrinat e dyqaneve të falimentuara. Një politikë për shpopullimin e kësaj zone ndiqet nga qeveria, largimi i institucioneve nga Gjirokastra kishte boshatis qytetin. Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më thotë, thuaji Edi Ramës, si mund të shkoj në Tiranë për një certifikatë me pensionin që kam. Nuk udhëtoj dot se rruga më kërkon aq para sa kam pension. Sot në universitet dominonte mungesa masive e studentëve. Të gjithë masat e kësaj qeverie conin drejt vdekjes graduale së një qyteti që qëndron në kurorën e trashëgimisë botërore”, tha Berisha.
Një koment Berisha e dha edhe për 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave duke sulmuar Skënder Gjinushi, “si ish-ministrin e diktaturës që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit”.
Në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave, Sali Berisha ka hedhur akuza se kjo akademi përcjell periudhën marksiste-leniniste.
Nga një akademi që përcjell periudhën marsiste leniniste. Nga kjo akademi u hyjnëzuarn antivlerat, në vlerat e saj spikati mashtrimi, spitai glorifimi i të keqes dhe diktatori. Akdamedia është bahskëfajtore për tiraninë për tiraninë e Enver Hoxhës. Sot është koha jo të lavdërohen or të denoncohen me të madhe si aktet më të rënda ndaj shqiptarëve. Nuk ishte në akademi historia jonë kombëtare, historia e dekadave të fundit të Shqipërisë. Po kaq viktimë u bë dhe gjuha shqipe, e cila për paranojë të diktatorit mori goditjen më të rëndë në tërë ekizstencën e saj.- tha Berisha.
Po c far hetimi kerkon ky kriminel per Lazaratin Po pse nuk kerkon hetim per 97 qe vrau Popullin e tij per Gerdecin per 21 janarin e shum e shum te tjera qe i ka bere ketij Populli dhe pastaj shikojme Lazaratin Megjithese dhe Lazaratin ti maskara e krijove qe te mbushnje cepat e tu se mos tu nxi per Popullin
PërgjigjuBerisha akuzon Gjinushin?!Berisha ish-sekretari i PPSH qe uzurpoi kreun e PD dhe ja shiti shpirtin e saj Djallit!!! Sa per Lazaratin,e tregoi dhe nje here qe drogaxhinjte,kriminelet dhe trafikantet do te kene perhere nje fole te ngrohte,nje strehe te sigurte ne gjirin e Sali Berishes.
PërgjigjuSalii ruaj koken tende se fundi te ka ardh po do shumezohesh me 0 kudo
PërgjigjuKur ka nejt naj her ky saliu pa akuzu amon
PërgjigjuShume deklarate e cuditshme duke pare historine e vrasjeve ne kohen e saliut
PërgjigjuPo per 21 janarin do kete grupe hetimi o kriminel?
PërgjigjuMjaft po degjojme cdo dite kryekruminelin e te gjitha kohrave ne Shquperi.Mrojtes i krimit dhe dhunues i pa shembullt i krimit dhe i kortupsionit.SPAK u paguhet me taksat tona dhe le te lire nje vrades dhe dhunues kriminel si Saliu . Do vij nje dite dhe kush e mbron do mbaje pergjegjesi
PërgjigjuPo c taksirat kishe efektivi o monster? I jep dot shpjegim kesaj ti? Po je mesuar te vrasesh ti ste ve faj, te duket gje e thjeshte.
PërgjigjuHarron ti harron o plak se je 80 e kusur vjec prandaj ste ve faj.
PërgjigjuPo ti kushedi sa polic ke vra qe ju ke mbyll gojen mos me fol se ke pas frik se te nxjerrim arat qe ke pas ne lazarat
PërgjigjuKrime lufte e krime kundra njerzimit ke bo ti o i poshter o plere qe ke vrare njerez mes sheshit
PërgjigjuRobt ku ti kesh o shkerdhate!
Përgjigjuky berisha kot bo se eshte shum i mbaruar
PërgjigjuO krimineli Bajg Salhe jashqitja e kombit po Lazarati ka qen foleja e gjarprinjve droga ishte sheshit e gjysmën e fitimeve i merje ti me sy peshkaqenin xenin. Ti ëndëron që ta kthesh atë koh po haroje mor paçavure e ndyr Salhe kryebajga e Shqipris. Debil, psikopat, hajdut, krimineli Salhe qenefi.
Përgjigjupak e ka...k/krimineli !!!