Berisha i merr meritat Bashës: Inceneratorët, jo fitore e ‘Vulës’! Refuzoi për disa muaj të denonconte djegësit, flitet për lidhje me Zoton e Mërtirin

14 Korrik 2023, 12:57| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 16:20

  • Share

TIRANË- Dosja voluminoze e SPAK për Arben Ahmetajn, ku përmendeshin edhe një sërë zyrtarësh të mazhorancës, e ka futur opozitën e përçarë në një tjetër garë. Ish kryeministri ka marrë indirekt meritat se ka qenë 'e djathta' e vetme që ka denoncuar aferën e inceneratorëve ndërsa zbuloi se për disa muaj me radhë, në kohën e kryesimit nga Basha, ka patur një pauz disa mujore të këtyre denoncimeve nga selia blu.

Arsyen, Berisha nuk e dha por këtë të premte, sapo mbaroi seanca e Posaçme ku Kuvendi i hapi rrugë arrestimit dhe bastisjes së banesave të Arben Ahmetajt nga SPAK, Berisha nxorri PD-në zyrtare jashtë loje si kontribuuese për denoncimet e kësaj afere. Megjithatë, me ç’duket, Berisha nuk e kishte ‘garën’ me PD, por me vetë Bashën, për të cilin nënkuptoi tërthorazi se nuk i ka ‘leverdisur’ të denoncojë për inceneratorët. Ky shigjetim i Berishës për Bashën evidentohet edhe më qartë pasi përgëzon Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin për fjalën e tij në Kuvend.

“Ka qenë një periudhë kur PD nuk pranonte të denonconte djegësat.

Për koincidencë, një familjar i imi që është specialist dhe merrej shumë me këtë punë, nuk i pranoheshin të bënte deklarata nga partia.

Kjo periudhë ka zgjatur. Në një periudhë jo të shkurtër, PD ka refuzuar të japë për ekspertët e saj, hapësirën për denoncimin.

Është folur që këta kanë një lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por nuk kam të dhëna për këtë. Ajo që di është se për muaj të tërë nuk pranoheshin djegësat nga kjo seli.”- thotë Berisha.

Distancimin e Bashës nga Partia, Berisha e nënkuptoi edhe me paralajmërimin për protesta për çështjen e inceneratorëve. Edhe pse nuk e përmendi me kë konkretisht, Berisha tha se do të kryen negociata me pjesëza të tjera të opozitës, gjithnjë edhe më të përçara mes vetes, së fundmi prej çështjes së kryetarit.

“Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e qeverisë me protesta. Kjo është aferë e tmerrshme. Do bëhen negociata me opozitën por kjo nuk mund të kapërcehet.”- thotë Berisha.

Kujtojmë se çështja e “Inceneratorëve”, hetimi për të cilin ka çuar në burg një ish ministër, Lefter Kokën dhe ish deputetin Alqi Bllako,  për vite u bënë karta më e fortë e luftës së drejtuar nga Lulzim Basha, ndërsa SPAK ka marrë në dorëzim edhe materialet e grumbulluara në komisionin hetimor parlamentar, që u ngrit me kërkesë të PD zyrtare dhe u drejtua nga Jorida Tabaku.

Ora 14:10
Sali Berisha: Gazment Bardhin e duartrokita me zemër, e meritonte

Ditën e sotme në seancën plenare ku u miratua heqja e imunitetit të Arben Ahmetaj, Sali Berisha duartrokiti pas fjalimit të Gazment Bardhit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Bardhi i meritoi duartrokitjet pasi u tha shqiptarëve një të vërtetë të madhe. Duartrokitjet, Berisha tha se i ka bërë me zemër.

“Pse e duartrokita unë Bardhin? E mbylli fjalimin e tij me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve, ndonëse jo me këto terma, por ekzakt, sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo njeri, çdo institucion që të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Bardhi e tha me qartësinë më të madhe meritonte duartrokitje të plota. I kam bërë me zemër”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha u shpreh i hapur të takohet me deputetët e tjerë të PD-së.

“Absolutisht i hapur në çdo kohë jam, ata janë deputetë të PD-së. Thashë, tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”, u shpreh Berisha.

Ora 13:31
A ka lidhje Basha në aferën e inceneratorëve? Berisha: Selia blu ka refuzuar të denonconte aferat e inceneratorëve

 

Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe Basha të ketë qenë i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Berisha zbulon se ka pasur një periudhë që selia blu nuk pranonte të denonconte për inceneratorët.

“Ka qenë një periudhë kur PD nuk pranonte të denonconte djegësat.

Për koincidencë, një familjar i imi që është specialist dhe merrej shumë me këtë punë, nuk i pranoheshin të bënte deklarata nga partia.

Kjo periudhë ka zgjatur.

Në një periudhë jo të shkurtër, PD ka refuzuar të japë për ekspertët e saj, hapësirën për denoncimin.

Është folur që këta kanë një lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por nuk kam të dhëna për këtë.

Ajo që di është se për muaj të tërë nuk pranoheshin djegësat nga kjo seli.”- thotë Berisha.

Ora 13:11
Berisha paralajmëron protesta: Aferë e tmerrshme, do bëjmë negociata me opozitën se s’mund të kapërcehet

 

Sali Berisha ka paralajmëruar sërish protesta pasi kuvendi aprovoi kërkesën e SPAK për aferën e inceneratorëve.

“Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e qeverisë me protesta. Kjo është aferë e tmerrshme. Do bëhen negociata me opozitën por kjo nuk mund të kapërcehet.”- thotë Berisha.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • I Berish: 16/07/2023 16:24

    Kush po rruan trapin per ty o bajge?

    Përgjigju
  • Iris: 15/07/2023 03:16

    Dhelpra plake po engeldis sedren e semure e te dobet te Bardhit qe t'a vendose kunder Bashes per t'a percare PD,po futet si pyke ne mes!

    Përgjigju
  • Linda: 14/07/2023 15:14

    Berisha duartrokiti me gjithe zemer Bardhin se u justifikua rroga qe i jep .Kane vjedhur sa kane dashur Saliu me Ilirin dhe kane lek per tu shperndare kelyshave te vet se Bardhi! Te sjelli te birin ne parlament Berisha e te therrasi popullin ti bejn gjyqin e Gerdecit!Funderrinat livadhisin akoma neper kembet e popullit si hiena te pa ngopura me gjak!

    Përgjigju
  • Jari: 14/07/2023 14:29

    Të erdhi fundi Plaku Sali, të erdhi ngordhja, aty te 7 Penxheret në Koplik do japësh shpirt o Sali Non Grada.

    Përgjigju
  • Marvi: 14/07/2023 14:26

    Me saliun ne krye Partia demokratike do shkoj gjithmon per posht per posht turp

    Përgjigju
  • Xhesi: 14/07/2023 14:26

    Partia Demokratike eshte per te ardhur keq dhe sa posht ka rene dhe sebesoj me keta fytyra do e marri veten

    Përgjigju
  • Luis: 14/07/2023 14:04

    Mashtrus i ndyre

    Përgjigju
  • Joni: 14/07/2023 14:03

    Ik o budalla

    Përgjigju
  • Frensi: 14/07/2023 14:03

    Sa budalla esht my Berisha

    Përgjigju
  • Ema: 14/07/2023 13:55

    Ik o nongrada zhduku

    Përgjigju
  • Goni: 14/07/2023 13:48

    I shkoi gjate pa folur Berishes ,vec budallalleqe thot

    Përgjigju
  • xxx: 14/07/2023 13:41

    Dy hajdutet me te mdhenj te popullit shqiptar deshirojne te organizojne greva per rrezimin e qeverise.Me Sali Berishen ne krye dhe Ilir Meten bisht pas tij,kujtojne se do i mbeshtesi populli,por gabojne.Populli i njeh hajdutet e tij dhe syte i ka tek SPAK-u.A do e justifikoje SPAK besimin e popullit ? Pa u burgosur organizatoret e shume vjedhjeve,masakrave etj.qe kan autor Sali Berishen dhe Ilir Meten,e plot te tjere ,nuk ka drejtesi.Te vjen te pelcasish,kur keta dy persona flasin kunder korrupsionit.Prokuroria e posaqme nuk duhet te vonohet.

    Përgjigju
  • serena: 14/07/2023 13:19

    o berisha te iku mosha per kto pun

    Përgjigju
  • Era: 14/07/2023 13:16

    Ti je hajduti me i madh i ketij vendi

    Përgjigju
  • Kejs: 14/07/2023 13:15

    Ske faj jo se je plak te ka lene truri

    Përgjigju
  • Kleo: 14/07/2023 13:14

    Foli ky qe ska lene shqiptar pa i vjedh

    Përgjigju
  • kristo: 14/07/2023 13:13

    ke vjedhur florinjt e thesarit gjith jeten me ilir meten dhe flet per ramen… turp te te vij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?