Ish kryeministri, Sali Berisha akuzoi zëvendës kryeministren, Belinda Balluku për tenderin 20 milionë eurosh për skarpatet në rrugën e Arbrit, në një kohë kur deri tani ishin dhënë 300 milionë euro.
“Balluku është një nga pesonat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Pasi është trefishuar çmimi për Rrugën e Arbrit, bëhet tenderi për skarpatën. Si mund të ndërtohet rruga pa skarpata. Po vetëm këta mund të nxjerrin këtë gjë, 20 milionë euro. Hap Ballukja tenderin e Skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka. Unë nuk kisha dëgjuar gjatë gjithë karrierës time 30 vjeçare.
Ajo është vërsulur në mënyrë të papërmbajtur ndaj pasurive të shqiptarëve. Ajo në rrugën e Arbërit dhe ‘Kardhiq Delvinë’ ka shkelur rregullat uke i kushtuar buxhetit minimumi deri në 80 milionë euro. PD do të jetë e papajtueshme me çdo përfitim antiligjor që ata bëjnë me këtë organizaatë kriminale. Çfarë do të thotë 20 milionë euro skarpate? Po ata 300 milionë euro të harxhuara deri më tani, çfarë ishin? Është e kotë t’a citosh emrin asaj zonje, është vasale mekanike e Edi Ramës, por ajo po shkel rregullat, ligjet, po abuzon me fondet”-tha Berisha.
Mes të tjerash, Berisha foli edhe për aksin rrugor, Lekaj-Fier, duke theksuar se ishin dhënë 340 milionë euro ndërkohë që sipas tij autostrada mund të ndërtohej me një shifër shumë më të ulët.
“Merrni rastin e fundit, për të sistemuar rrugë anësore aksin rrugor Lekaj-Fier, 46 kilometra, hap tenderin me 340 milionë euro, 7 milionë euro kilometri, ndërkohë kur ndërtimi i autostradës kushton maksimumi deri në 3 milionë euro. Më thoni ju çfarë urgjence ka aty, a udhëtoni ju në atë aks? Po pse nuk zgjerojnë rrugën Tiranë-Durrës, apo Shkodër Lezhë?
Prandaj nuk rriten rrogat prandaj shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria. Keta janë verbuar nga pasurimi. Si e justifikon ajo këtë tender para shqiptarëve, një rrugë të ndërtuar e gjitha në fushë”- u shpreh ish kryeministri.
Lajmi kryesor:
Berisha: Protestë më 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE vizitojnë Tiranën! Të paraqesim para Europës problemet e shqiptarëve në mënyrë paqësore
B.V//ReportTv.al