Opinion

Berisha akuzon Beqir Ballukun, për atë që s’ia gjeti dot as Enveri dhe as Robert Papa nëpër tunele

2 Nëntor 2021, 22:29| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 22:38

  • Share

Sali Berisha e ka amnistuar sot Lulzim Bashën duke qenë se ky i fundit kishte zi në familje. Për ta mbushur kohën televizive që i japin dy-tre kanale që janë ngritur me lekët e përgjakura të Gërdecit dhe jo vetëm, ai ka anatemuar ç’i ka dalë para nga qeveria, ndërsa Lulin ua ka lënë kamzalinjve e barrojsve të mbledhur në mbështetje të tij, e që kanë zaaptuar toka e s’kanë paguar dritat a ujë për 20 vite.

Sali Berisha njihet për ‘shijen’ e tij në zgjedhjen e atyre që anatemon. Degjojani me vëmendje deklaratat qyshse Amerika e shkundi me themel dhe e detyroi të dalë të sqarohet qark më qark, e qytet me qytet. E nis me Engjëll Agaçin, zyrtar i administratës. Kalon të Sokol Sadushi, që dhe vetë Ministria e Drejtësisë e ka harruar ku punon. Hidhet tek Olta Xhaçka dhe e akuzon për firma piramidale, kur atëherë Olta ishte 18 vjeç dhe Sali përgjakte vendin. Dhe sot, i është turrur Belinda Ballukut. Berisha, që bëhet shume merak për fondet e rrugëve, Berisha që Rrugën e Kombit e bëri krahë e kofshë me Lulzim Bashën, ka guximin të përmendë muhabet tenderash e kilometrash. Pa letra ne dorë e pa dëshmitarë në sallë.

Interesant dhe po aq bajate është krahasimi që përdor Berisha për Ballukun. Ai ka guxuar t’i permendë gjyshin e saj duke thënë se Beqiri ka vjedhur 10 herë më pak sesa ajo. Në fakt, Sali Berisha ka treguar edhe një herë zellin se si ish-anëtar i bindur i PPSH është gati të prodhojë akuza monstruoze kundrejt atyre që s’i ngjisin. Për vjedhje, Beqirin s’e ka akuzuar as Enveri, dhe e bën Sali Berisha. Ndërsa Sali Berisha si dëshmitar i gjyqeve të komunizmit, ka shkëlqyer, thoshte Hysen Shoshori që e ka pasur përballë teksa Saliu kërkonte dënimin për të me varje në litar. Çudi e madhe, se si ky personaliteti i ‘shpresës së re’ që ka prova për vjedhje para 50 vitesh, kur edhe Robert Papa me pardesynë e tij, s’i gjente dot nëpër tunelet ku futej. (Ky ka qenë një turp tjetër i mediave të Berishës, por më mirë që e kemi harruar).

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • REXEP KASAP DELIRANT SUMA BULE LEKA [ KEPI ]: 03/11/2021 08:30

    Shikoni se sa i ndyr që është Monstra malok kriminel hajdut salheu. Ky njeri maskara nuk ka lën njeri pa përgojuar të gjall e të vdekur. Ky njeri i pa skrupullt e i pështir është mallkim i popullit Shqiptar. Po Zoti vonon por kurr nuk haron.

    Përgjigju
  • Qwert: 03/11/2021 08:18

    O zot ndihmoi shqiptaret me vdekjen e saliut..

    Përgjigju
  • Redi: 03/11/2021 01:50

    Jo cka te thone etrit eshte gjithmone e vertete. Nuk e ka zbuluar Enveri??? Pse mos valle abuzivizmi i Ballukut behej fshehtas? Ishte haptaz o Rada vogel. Dhe e toleronte Enveri para se ti eleminonte. Njesoj si Rama juaj, i emeron, toleron dhe eleminon kur ti doje qefi. Po kete Balluken sot e ka stratege te abuzivizmit te tij, te kapjes se shtetit. Ende nuk ka nje zevendesues per te. Ndaj ti po je nga te saj, je ok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?