Berisha akuzon 'gabimisht' Monika Kryemadhin: Trego si i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro! Thirrje Lefter Kokës përplasja në fytyrë

25 Tetor, 20:27| Përditesimi: 26 Tetor, 09:45

  • Share

Tirane-  Nga dritarja e apartamentit të tij ku ndodhet në 'arrest shtëpie' kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi sot Monika Kryemadhin, se i ka dorëzuar Edi Ramës 460 mijë euro.

Berisha pati një thirrje për deputeten e Partisë së Lirisë, që të sqarojë këtë shumë parash.

Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. 

i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro.  Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave. Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.

Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve' tha Berisha.

Më tej Berisha i bën thirrje dhe Kokës që të tregojë

Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë. Të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas.

Në seancën e sotme në Apelin e GJKKO-së, Lefter Koka tha se ai nuk ishte peshku i madh dhe nëse drejtësia do të zbulojë korrupsionin e vërtetë, mjafton të hapte telefonin e Kryemadhit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saliu: 26/10/2024 14:08

    O Sali o sali sa per dijeni sa te jene ata dhe ti nuk humbet zgjedhje edi rama. Kush do t’i beje nder rames ju le ju si opozite nuk ju heq nga tregu

    Përgjigju
  • GOLI: 26/10/2024 14:02

    TE THEMI QE: E THENA S ESHTE GABIM,POR -GABIMI I SALES ESHTE SE RRESHQITI NE TE THATE ME LLAFOSJEN.....RRJEDHA E LEKUT TEK MINIKA ESHTE!!!.....S'ESHTE ÇUDIRE QE MONIKA JU HODHI SALES DHE METES PER TE SHPETUAR TRAPIN DHE LEKET SI BASHKEPUNTORE E XXX?

    Përgjigju
  • Dajti: 26/10/2024 05:42

    Kryehajduti i te gjitha kohrave eshte SB. Vodhi te gjithe pasurine kombetare mbas 92-shit, leket e popullit ne firmat piramidale, leket nga kondrabanda e naftes, armeve, nga Gerdeci, floririn ne Krrabe, 4 hidrocentralet, kompleksin Partizani, Hotel Dajtin, SHQUP-in, per te thene me te paktat. Te gjitha me lart jane maja e ajsbergut. Te tjerat jane shume me te kobshme.

    Përgjigju
  • abc: 26/10/2024 02:39

    TE HAPET TELEFONI I MONIKES...TE DALE KUSH ESHTE KOKA E INCENERATOREVE....

    Përgjigju
    • Turi: 26/10/2024 18:29

      Un jam fajtori. Por vetem koken i futa mones se nuk mba te me. Likja shikonte nga vrima celesit

    • Sakt: 26/10/2024 11:36

      SAKTË

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?