Berisha akuzon PS se fitoi Shkodrën me bandën e Bajreve dhe nxjerr video, reagon Bledi Çuçi

30 Tetor 2023, 18:56| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 19:08

  • Share

1698686725_cucii.jpg

Sali Berisha akuzoi se Partia Socialiste e fitoi Bashkinë e Shkodrës më 14 maj me ndihmën e bandës së Bajrave. Ai publikoi disa pamje filmike përmes të cilave pretendon se Bajrat ushtrua terror ditën e zgjedhjeve në disa qendra votimi në Shkodër

Në një reagim jashtë kuvendit pasditen e sotme kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se nuk kishte dijeni por po të jetë e vërtetë dhe do të vërtetohet nga drejtësia atëherë nuk do të mbrohet nga partia.  

Pyetje: A keni ju dijeni përse anëtari i kryesisë së PS-së në Shkodër, Erald Bushi ka qenë I shoqëruar së bashku me bandën criminal të Bajrave dhe kanë hyrë nëpër qendrat e votimit së bashku ditën e 14 majit në zgjedhje. Kjo bandë ka takuar dhe përfaqësues të tjerë pavarësisht se nuk lejoheshin për të hyrë në qendrat e votimit

Bledi Çuçi: “Nuk kam dijeni. Po të jetë e vërtetë është e dënueshme. Në PS nuk ka mbrojtje askush që shkel ligjin ndryshe nga çfarë ndodh opozita. Ju e shihni se çfarë po bëjnë në momentin që ndërhyn drejtësia aty ku sheh që janë ezauruar krimet. Qëndrimi jonë ka qenë shumë i qartë dhe do të vijojë të jetë i qartë. Për çështjet e drejtësisë së reformuar nuk bëjmë asnjë koment. Ka përkrahjen tonë të plotë qoftë politike, qoftë personale në sensin që kushdo që shkel ligjin përgjigjet personalisht dhe nuk ka mbrojtjen e partisë. Në ndjekjen penale kemi një qëndrim që nuk ka pasur në asnjë moment dyshime për të kundërtën”

Deklarata u bë për median pas seancës parlamentare e cila u shoqërua sërish me tension dhe kaos shkaktuar nga deputetët e opozitës.


Lajmi kryesor:

Berisha nxjerr videon nga Shkodra duke akuzuar bandën e Bajrave dhe SPAK: Nuk pranojmë rezultatin e 14 majit


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?