Politikë

Berisha akuzon Ramën për programin: Kopja mbetet kopje, sot sheshin e kishte bosh! (por vetë s'e mbushi dot sallën as me LaCivita)

12 Prill, 19:14| Përditesimi: 12 Prill, 19:42

  • Share

 

Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për abuzimet në 12 vite, teksa lëshoi premtime elektorale nga një sallë pjesërisht e boshatisur dhe që nuk e mbushi dot as me LaCivita.

Premtime të cilat në fakt nuk i realizoi dot dy herë në qeverisje, edhe pse i kishte premtuar më parë dhe pretendoi se "nuk donte votë për post"

Ai sulmoi PS-në për vjedhjen e programit, duke deklaruar se PD po punonte prej 3 vitesh për këtë projekt elektoral.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë. Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. Nuk e kopjuam programin elektoral, punuam për të për 3 vite. Nuk kthehem për post, por për të tejkaluar arritjet e qeverive Berisha 1 dhe Berisha 2”, u shpreh kreu i selisë blu.

Ai bëri një krahasim mes historisë së markave telefonike “Nokia” dhe “Apple”, duke u shprehur në fund se “kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet”.

Më tej paralajmëroi kryeministrin që të mos fliste në emër të personazheve të historisë shqiptare dhe të Zotit.

“Edi Rama, mos përdor emrin e Zotit, emrin e Skënderbeut, emrin e Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar. Për të mbuluar vjedhjet e tua, të Ballukut, Gjiknurit, Kokës, Veliajt dhe ekipit të hajnave që rropët vendin 12 vite me radhë. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Edi Rama, populli të ka braktisur. Shqipëria dhe bota e pa, sheshi bosh. Bota e pa, ministret e tua me luksin e tyre, mijëra e miliona euro, luks, kurse ti nuk the një fjalë të vetme për pensionistët, për të rinjtë, të sëmurët, të varfrit, shqiptarët. Po kujtoj rreshtat e Ali Asllanit: Koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve!”, vijoi kreu i PD-së në fjalën e tij.

Por Berisha nuk harroi as Xhorxh Sorrosin në akuzat publike, duke i përsëritur pasi e ka shpallur si “armikun personal”.

“Agresion që erdhi nga ekstremi i majtë i Xhorxh Sorrosit, padrino i Edi Ramës”, tha ai, duke iu referuar edhe reformave si ajo e drejtësisë, të cilën po kërkon që ta zhbëjë pasi e quan projekt sorrosian.

Duke numëruar vjedhjet dhe shpërdorimet miliona euro të qeverisë, Berisha renditi pikat e programit si minimumi jetik 200 euro, rritja e pensioneve deri në 400 euro, rroga minimale 500 euro, uljen e çmimit të ujit dhe dritave, subvencione ndaj biznesit, bujqve dhe fermerëve.

Berisha sulmoi edhe projektin gjenetik “Prindi 1 dhe Prindi 2”, të cilin gjithashtu e konsideron sorrosian.

Kreu i selisë blu akuzoi kryeministrin Edi Rama edhe si “bullizues dhe mizogjen”, që nuk mbron gratë dhe vajzat shqiptare nga dhuna, nuk thotë asnjë fjalë në mbrojtje të tyre dhe që i keqtrajton.

Nuk mungoi as paralajmërimi kërcënues drejtuar kreut të qeverisë:

"I them këtij burreci dy metra të gjatë, këto janë javët e fundit, po përpëlitesh kot dhe do japësh hesap".


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Berisha prezanton platformën e PD, nuk mbush sallën as me LaCivita! Këshilltari amerikan: Program konservator si i Trump e Reagan


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?