Dorëheqja e kreut të PD, Berisha: Ka marrë shpërblim 220 mijë euro nga Rama! I përgjigjet Alibeaj: Nuk jam si Xeni që paguhet për gjithçka

18 Maj 2023, 13:18| Përditesimi: 18 Maj 2023, 18:25

  • Share

Dorëheqja e Enkelejd Alibeajt për Sali Berishën ka kushtuar 220 mijë euro. Në reagimin e tij të patë për mediat për dorëheqjen e kreut të komanduar të PD-së, Berisha thotë se Alibeaj mori 220 mijë euro shpërblim nga Edi Rama.

I pyetur për një mundësi bashkëpunimi me grupin tjetër të demokratëve, Berisha i vuri përfundimisht vizën e kuqe Alibeajt dhe Lulzim Bashës, duke thënë se janë të përjashtuar nga PD, të cilën pretendon se e drejton.

‘Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Por dy persona, pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare.’- tha Berisha.

Shumë pak minuta mjaftuan që Alibeaj t’i përgjigjej Berishës, duke i cilësuar akuzat baltosje për t’i mbijetuar rezultatit të dobët që mori më 14 maj. Alibeaj thotë se ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka.

'Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.'- shkruan Alibeaj.

Në daljen për mediat, kreu i Rithemelimit tha se të dielën iu mohua e drejta e votimit rreth 200 mijë zgjedhësve pasi emrat e tyre ishin transferuar në zona të tjera pa asnjë paralajmërim.

'Por, farsa elektorale e majit 2023, gërshetoi në mënyrën më të shëmtuar dy stile të farsave elektorale. Stilin e narkoshtetit dhe mafies së tij me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të shtetit për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultateve. Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjithë pasojat e shëmtinë e tij, loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit nëpërmjet listave të votimit. PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Edi Ramës dhe ministrit të familjes së tij, Çuçi, të cilët ndryshuan qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve.

PD e denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për t’u mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë. Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të më së paku mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë. Emrat e tyre ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera. Pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me çdo ligj të vendit. Vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë, të zgjedhur me garanci të plota në bazën e kriterit të bindjeve politike.'- tha Berisha.

Ora 14:44
I tha se ka marrë 220 mijë euro nga Rama, Alibeaj i përgjigjet Berishës: S’jam me parime si Xeni për tu paguar me gjithçka

1682783550_enkelejdalibeaj.jpg

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se Edi Rama i ka dhënë shpërblim 220 mijë euro. Alibeaj thotë se ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka.

‘Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.  Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.’- shkruan Alibeaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 19/05/2023 12:10

    E shkaterroi Shqiperine, tani edhe PD-ne...TAMAM KOMUNIST I PAEPUR QE EDHE XHAXHI ENVER DO TA KISHTE ZILI !

    Përgjigju
  • Deni: 18/05/2023 23:57

    Duhet te ruhesh Alibeaj,se ti ka kos ca vresesa Salambashke me Xenin,po vezhgojne terrenin !!!! Ato te vrasin maten e te qajne diten,kujdes! Si nuknponi kthehet karma e vet berishes nuk e kuptoj,kot s‘thone karma eshte kurve…

    Përgjigju
  • Jimmy: 18/05/2023 20:16

    Nuk doli nje snajper ta heq qafe kete sali qenin!!kete mother fucker

    Përgjigju
  • Memeci: 18/05/2023 18:44

    O Enkeled Alibeja tani të erdhi goja nga memec na u bëre orator. Po pse sfole kur ishte për të folur dhe sot partia demokratike fitonte zgjedhjet apo si kofin7 mbas të vjelave o Zoti Alibeaj.

    Përgjigju
  • Ledi: 18/05/2023 18:29

    Si ka mundesi qe 32 vjet vetem mashtron dhe nuk ndalet! Kjo mendesi tregon oer nje njeri i semure menderisht.Nuk la kundershtar oa sulmuar me mashtrime.

    Përgjigju
  • Lola: 18/05/2023 14:01

    Ne raste je i sigurt per shperblimin ben padi ne SPAK mo kriminet!nete kunderten ti te perbadhesh per shpifje siç je mesuar per gjith kend!

    Përgjigju
  • ndoci: 18/05/2023 13:23

    220 mije euro? kaq pak? O Saleh ngrije piacen se e qelbe fare. Me kaq edhe Ilir Muti te thote ike e pirdhu.

    Përgjigju
    • Bulevardi: 18/05/2023 16:35

      Grini sallate, SRBi nuk shkulet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?