Berisha i shqetësuar për Arben Ahmetaj: Është kërcënuar me jetë, drejtësia ta marrë në mbrojtje

3 Gusht 2023, 12:43| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 13:26

  • Share

TIRANË- Për të disatën herë Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të ish zv.kryeministrit Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen e inceneratorëve, por ndryshe nga herët e tjera Berisha këtë herë doli publikisht i shqetësuar për fatin e ish-ministrit. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Ahmetaj dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë, duke thënë se kjo është një mënyrë që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj t'i mbyllin gojën. 

“Breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike. Kërcënimet me jetë ndaj familjes së Ahmetajt që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore”, tha Berisha. 

I shqetësuar, Berisha i kërkon edhe drejtësisë ta marrim urgjent në mbrojtje Ahmetajn dhe familjen e tij, teksa apelon që prokuroria ta pranojë si bashkëpunëtor të drejtësisë.

“Ju bëj thirrje të gjithë hetuesve, prokurorëve, policëve, punonjësve të organeve të zbatimit të ligjit, që janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth vjedhjes së shekullit, të marrin të gjitha masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët, por edhe vetë Arben Ahmetaj. Të dërgojnë aty ku ndodhet ky i fundit hetues, duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë", vijoi Berisha. 

Por, kjo deklaratë e Berishës ngre pyetjen se nga e di ish-kryeministri që Arben Ahmetaj u kërcënua? Mos ndoshta Berisha ka kontakte personale me Ahmetajn? Përse i kërkon Berisha SPAK që ta pranojë Ahmetajn si të ‘penduar’ të drejtësisë? Nga e di ai që Ahmetajt e ka një kërkesë të tillë? Të gjitha pikëpyetje që presin pa përgjigje nga Sali Berisha!

Ndërkohë, sa i takon çështjes së inceneratorëve, Berisha i ka kërkuar dorëheqjen kreut të ILD-së, Artur Metani.

"Sipas burimeve origjinale, po ushtrohet presion i madh ndaj ekipit të hetimit të vjedhjes së shekullit. Në këtë kontekst, kërkoj të hetohet çdo kontakt i cilitdo punonjës me ekipin e hetimit të vjedhjes së shekullit. Në këtë kontekst, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të inspektorit të lartë të drejtësisë, Artur Metani, i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri", tha Berisha. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/08/2023 02:09

    Kaq drejt e drejt jeni ju te medias, sa nuk e kuptoni lojen e dhelpres plake, sa beni keto pyetje e aludime?! Ceshtja eshte shume e thjeshte.Sot kercenimet jane shume te zakonshme e mund t'i beje kushdo.Me kujtohet para disa vjetesh ketej nga jetoj une,kercenuan me te gjitha mjetet e mundeshme te teknologjise moderne nje dentist qe kishte vrare nje luan ne Afrike deri sa e detyruan te mbyllte praktiken,po keshtu dhe disa biznese e persona te ngateruar ne ato qe ketej quhen /luftera kulture/.Dhe Ahmetaj ishte e pritshme t'a pesonte keshtu e te kercenohej,por nuk eshte fundi i botes se keto gjera ndodhin perdite.Se dyti,nuk eshte se Ahmetaj kerkon te behet bashkepuntor i drejtesise,por Berisha po perpiqet t'a orientoje indirekt nepermjet mediave,qe te behet i tille.Gjithashtu po ja kujton dhe drejtesise qe t'ja ofroje Ahmetajt nje gje te tille ne rast se ai ka harruar.Qellimi-/bashkepuntori i drejtesise/ te jape deshmi kunder Rames,Veliajt o kujdo tjetri qe mund t'i interesoje Berishes.

    Përgjigju
  • Dalu: 03/08/2023 22:34

    Po nese eshte i ndershem zv km pse nuk kthehet ne shqiperi? Apo nuk ka besim tek drejtesia?

    Përgjigju
  • Ceno: 03/08/2023 18:54

    Né PIDH té ROBÉVE VAFTÈ Arben Ahmetaj bashké me ty KRYEKRIMINEL , qè GRABITE KURSIMET e gjithé SHQIPTARÈVE nè VITIN e MBRAPSHT 1997 dhe VRAVE 5 MIJÉ SHQIPTARÉ !!!!! VAFSHI né SKÉTERRÉ , ESFEL dhe FERR qè tè DY , (Sali KRIMI dhe Arben Ahmetaj ) , POR MOS HARRONI té merrni me vete edhe gjithé PIDH ROBSHAT HAJDUTÉ , GRABITQARÈ dhe KRIMINELÉ té POLITIKÉS 33 VJEÇARE , PAPÉRJASHTIM !! SALI KRIMI TERRORISTI qé i vinte ZJARRIN SHQIPÉRISÉ sa herè humbiste ZGJEDHJET PARLAMENTARE (Hidhte né Erè SHTYLLAT e TENSIONIT té LARTÉ ) , si TRADHTAR ANTI SHQIPTAR !!! MALLKUAR QOFSH pérjeté bashké me SOJ dhe SOROLLOP dhe marsh me vete gjithé Arben Ahmetèt e Politikés , dhe VAFSHI né FERRRRRRRRRRRRRRR !! Sali KRIMI , Arben Ahmetaj , Genc Ruli , Ridvan , Bode , Petrit Vasili , Ogerta Manastirliu , Belinda Balluku RREZIK KOMBÉTAR dhe RREZIK NDÉRKOMBÉTAR

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 03/08/2023 17:45

    Me fjalët "vjedhjen e shekullit" ky vrasësi i pa ngopur me gjak shqiptarësh na kujton përveç serisë së vrasjeve të tij edhe vrasjet e shekullit që bëri ai në bulevardin para kryeminstrisë në 21 janar 2011. Shpifësirë e neveritshme.

    Përgjigju
  • Edi: 03/08/2023 15:46

    Ca zaemre ka ky saloqi ...shpirt maloku osht

    Përgjigju
  • lini: 03/08/2023 13:56

    mir do bente nese do shqetesohej per veten Berisha

    Përgjigju
  • carmen verona: 03/08/2023 13:56

    sa nena ke bere te vajtoje ti e shoket tuaj o ditezi per dekada me radhe , fundi yt ne burg te perjetshem vetem nga populli , mbaj mend ne konviktet e qytetit te studentit ne vitet 93-95 raca jote trashamane maloketqe ulen ne tirana vidhshin e keqtrajtonin vajzat e jugut ne menyre barbareduke i derguar me force neper vendet e europes per shfrytezim, prandaj zoti te ka lene gjalle te shikosh fundin tend ngadale zoti do marre hakun tone

    Përgjigju
  • gerisa: 03/08/2023 13:47

    se kuptoj kush ja jep te drejten Berishes te flase

    Përgjigju
  • hera: 03/08/2023 13:45

    berisha te shohe veten ta leje arbenin

    Përgjigju
  • dori: 03/08/2023 13:38

    berishes sa ti marojn leket direkte ne spak e ke , ne burg

    Përgjigju
  • labi: 03/08/2023 13:36

    I SHQETESUAR POR FLI REHAT ,SPAKUN E KE TENDIN O KRIMINEL HAJDUT O NJERIU ME I NDYRE I TRUALLIT SHQIPTAR OKELYSH I SERBEVE NUK GJEJ FJALE ME TE RENDA TETE SHAJE

    Përgjigju
  • Ademi: 03/08/2023 13:33

    Kush te beson ty mor gangrene e shqiperise.. ti je nje monster gjakpires, te iku koha sali je kethyer ne kufome nuk te perfill askush.

    Përgjigju
  • besi: 03/08/2023 13:31

    ik o krye mafioz

    Përgjigju
  • Andi: 03/08/2023 13:30

    Sala ti ne nje turp qe ska fund nje serb nje tradhetare ti nuk meriton te jesh ne politiken Shqiptare ti je nje e keqe madhe e ketij kombi

    Përgjigju
  • Veseli: 03/08/2023 13:30

    Perrallat e Berishes nuk kan fund ti je turp i ketij kombi o Sala ti nuk meriton te flasesh aty ju je.

    Përgjigju
  • Filiz: 03/08/2023 13:28

    Sa i poshter qe je mor berishe iher e shan tani do ta mbrosh

    Përgjigju
  • florjan: 03/08/2023 13:28

    oho doli nga ment ky tani po e mbron hajde palaco hajde

    Përgjigju
  • Bujari: 03/08/2023 13:14

    Po ik mo kriminel ju jeni te gjithe nje soj e ka kercenu ti i ke zhduk fare e vrave kete popull dhe del e flet mire na i bene se harojme shpejt 97 qe e shkaterove vendin nga cdo gje vetem te shpetoje vete po ne burg do veshe ti meta rama e te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?