Berisha: Balla bën fushatë për kandidatin e Bashës në Lushnje! Rama dhe 'peng-kryetari' do përfundojnë në koshin e historisë

9 Shkurt 2022, 18:25| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 21:27

  • Share

Nga Lushnja, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Taulant Balla bën fushatë politike në Lushnje për kandidatin e Lulzim Bashës. Teksa u kërkoi banorëve të këtij qyteti që votën e tyre t’ja japin Elton Banos, kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për Bashkinë Lushnje, Berisha tha se balla po bën fushatë për Bashën pasi vetë është i diskretituar.

"Lulzim brava i cili ishte zotuar se do mbrojë votën tuaj, në mënyrën më të pabesë tradhtoi votën tuaj. Në vend se të na thërriste të gjithëve të dilnim në shesh të mbushnim rrugën e Tiranës, vrapoi pas karriges së tij. Dua t’i them pak, dua t’iu pyes pak qytetarët e Lushnjes, a mundet ky njeri që i detyron ekzistencën politike Edi Ramës, të luftojë Edi Ramën? Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i dha atij logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ata të cilët nuk patën kurajën por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul bravës, le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant begoyaris që vjen dhe bën fushatë për ta, vjen dhe bën fushatën e tyre. Nuk vjen të bëjë fushatë për veten e tij se e di që është aq i diskretituar, tani ai bën fushatë për Lul bravën dhe kandidatin e tij. A mundet të përfaqësojë interesat tuaja? Kurrën e kurrës”, tha Berisha

 Gjithashtu Berisha nuk i kurseu kritikat për Ramën dhe Bashën, ku tha se të dy do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

“Edhe këtu dhe në këtë rast fermerët e Lushnjes qytetarët duhet të votojnë ndryshimin sepse ndryshimi është një mesazh për Ramën dhe regjimin e tij, është një mesazh se me Lul Bravën do përfundoni në koshin e plehrave të historisë. Është një mesazh për mijëra e mijëra të rinj të cilët presin me padurim si rreze shprese votën tuaj për ndryshimin me datën 6 mars”, tha ai.  

Komento

Komente

  • Vruku: 09/02/2022 22:21

    Sali foltorja ti do te perfundosh ne hale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?