Politikë

Berisha: 'Ballkani i Hapur' do përfundojë në kosh pas 11 majit! Rama po bën ‘kllounadë’, po kërcënohet administrata me pushime nga puna

23 Prill, 18:35| Përditesimi: 23 Prill, 18:57

  • Share

 

Sali Berisha tha se pas 11 majit do zhbëjë edhe Ballkanin e Hapur, që sipas tij po realizohet nga Rama që favorizon tregun e huaj dhe do i jepet ndihmë fermerit, bujkut dhe tregut shqiptar.

Ai premtoi edhe ulje taksash e tatimesh, si në ato qendrore, ashtu edhe lokale. Ulje të çmimit të energjisë, ujit dhe subvencionime, deri tek çmimi i naftës.

“Tregu shqiptar është mbushur nga prodhimet e fermerëve dhe tregtarëve të vendeve të tjera. Jo se këtu nuk ka tokë e prodhime, por Rama i hapi kufijtë për ata të tjerët, vuri garë më të pabarabartë, krijoi pabarazi ekstreme, falimentoi fermat, në Vorë, Pezë, Kashar, Bërxullë e kudo. Ballkani i hapur do përfundojë në kosh, kjo histori merr fund. Do subvencionohen dhe kompensohen që këtej e tutje, për çdo njësi me pesëfish, për lopë e bagëti. Sikundër në fshat nuk do ketë kurrë pension nën 200 euro, i pjesshëm apo i plotë qoftë. Taksat lokale të bashkive, sikurse edhe këtu në Vorë, do përpjestohen me 8-10 herë, duke i ulur ndjeshëm. Për bizneset e tjera tatim-fitimi zbret me 10%, energjia do ulet për bizneset 6 lekë, për banorët me 7 lekë. Çmimi i naftës do ulet, Kosova e ka më të lirë çmimin e naftës. Ja tek është Kosova, kjo do marri fund, do zbresim ngarkesën fiskale, do përgjysmohet”, u shpreh Berisha në fjalën e tij para mbështetësve të zonave Vorë dhe Kashar.

Ai akuzoi kryesocialistin se po bën “kllounadë” me turet e tij dhe fjalimet, duke marrë me detyrim në takime administratën shtetërore, nëpërmjet kërcënimeve me pushim nga puna.

“Ju e keni parë, Rama kalon nga sheshi në shesh, merr rrogëtarët e shtetit me detyrim, e i ul në karrige të dëgjojnë kllounadën e tij, banalitetet e tij. Nuk është as kloun, nuk e bën as nga budallallëku atë paraqitje, ai ka hall të madh, përpiqet të mashtrojë e të mos japë asnjë llogari para jush, për të gjitha dështimet 12 vjeçare. Ai nuk vjen dot t’ju thotë juve pse nuk jepen qiratë dhe paratë për apartamentet tuaja, pse ndarja e apartamenteve nuk është transparente dhe nuk del. Nuk ju thotë dot pse përfaqësuesi i tij këtu ka shtuar administratën, kurse paratë i ndajnë këtu. Pse Peza ka vetëm 2 orë ujë, rrugët copë-copë, pse nuk ka investime, e këto s’ia shpjegon dot juve, sepse kanë një gjë të përbashkët, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Nuk ju thotë dot për zhdukjen e 130 mln euro të taksave tuaja që shkojnë në kontot e tij bankare, pasi plehrat nuk digjen. I siguroj se pse shkojnë në mitingjet e tyre e bëjnë të detyruar sepse i pushojnë nga puna, por ata që zbatojnë ligjin i ftojmë të votojnë për PD më 11 maj”, u shpreh kreu i selisë blu.


Lajmi kryesor:

Berisha: Grupet kriminale që prekin votën do i shpall organizata terroriste! Rama shan burrat për të spostuar vëmëndjen! Reformë e re Territoriale, Kashari bashki


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?