Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e ka komentuar sërish vendimin e SHBA për ish-deputetin Aqif Rakipi për ta shpallur ‘non grata’, por ka pasur një akuzë për Bashën se ha dreka me Rakipin.
“Nuk jam futur shumë në hollësi, se po të futesha, më dilnin një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen. Apo përpjekjet e tij për ta angazhuar në koalicion me PD-në. Unë e kam takuar njëherë në jetën time. Në mënyrë absolute dënoj çdo akt blerje apo shitje të votës. Nuk jam ndalur te personi, se po të flisja, më dilte Basha, më dilte seriali i drekave të Lulzim Bashës me të,” tha Berisha.
Përgjigjen për këtë akuzë e mori nga Gazmend Bardhi, i cili përmes ironisë thotë se Berisha qenka i shqetësuar për drekat që ka Basha dhe jo për ata që janë ‘non grata’ pasi kanë vjedhur votat.
“Qëndrim interesant i SB: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj AR, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të ER, por sepse ka ngrenë drekë me LB. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe”, shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
Alibeaj nuk e ‘fali’ në platformën e bashkimit të PD, Berisha: Ai i shërben Bashës dhe Ramës! Me mua në krye të partisë nuk ka pazare të pista! Basha ha dreka me Aqif Rakipin
K.T.//ReportTv.al