Sali Berisha, ka falenderuar ndjekësit e tij në Tik Tok për urimet për ditëlindje. Ish kryeministri është bërë aktiv së fundmi edhe në këtë rrjet social, ku ka shfrytëzuar rastin e ditëlindjes për t’i kërkuar të rinjve që t’i bashkohen PD dhe të bëjnë realitet ëndrrat që kanë.
“Të dashur miqtë e mi të dashur të Tik Tokut. Sot jam 78 vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dua t’ju dërgoj një mesazh të gjithëve ju. Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por nuk mund ti realizonim se jetonim të shtypur në një diktaturë të egër komuniste.
Eksperienca më e hidhur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë. Nga biseda këto vite me të rinjtë konstatoj se kjo bindje ekziston edhe tek ata dhe shumë kërkojnë me të drejtë të largohen nga Shqipëria. Dy gjëra të vyera që më kanë ndihmuar gjatë rinisë sime të kaloj vështirësitë dua t’jua sugjeroj.
Së pari, mos pushoni kurrë së ëndërruar së dyti duajeni gjithmonë Shqipërinë. Nëse e bëni të parën do keni gjithmonë shpirtin të bëni gjithçka. nëse bëni të dytën forcat tuaja do të shumëfishohen e do kapërceni çdo pengesë e vështirësi. E di që keni ëndrra fantastike. Le të bashkohemi. Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do ti realizoni ëndrrat në realitetin më të bukur të jetës suaj dhe shoqërisë tonë. Ju përqafoj të gjithëve”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
‘Në pranverën time të re politike’ Berisha feston datëlindjen, mbush 78 vjeç dhe uron veten e tij: Faleminderit lavdi Zotit
//ReportTv.al