Politikë

VIDEOLAJM/ Berisha bëhet lëmsh në Fier: Statusin e minatorit do t’ia japim çdo naftëtari

3 Maj, 19:27| Përditesimi: 3 Maj, 19:44

  • Share

Sali Berisha ka vijuar sot me takimet elektorale për zgjedhjet e 11 majit, por gjatë ditës së sotme ka prodhuar disa gafa.

Në takimin në Fier, një prej gafave që nuk mund të shpëtonte shihet teksa Berisha ngatërroi statusin e minatorit me atë të naftëtarit. Dhe kështu, ndërsa u bë lëmsh u premtoi të gjithë fierakëve që  do t’i japë statusin e minatorit çdo naftëtari. 

“Ne vendosim statusin e minatorit për çdo qytetar të këtij qarku që ka punuar në naftë,” -është shprehur Berisha.

Po nga ky takim, Berisha bëri një tjetër gafë, kur tha se pensionin minimal do ta vendosin 100 euro, në vend se të thonë 200 euro.

“Do vendosim pension minimal 100 euro...200 euro”, tha Berisha.

Ndërkohë, në një tjetër takim nga Gramshi, po sot Berisha kishte rezervuar një tjetër gafë epike, kur tha se popullsia ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë....

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?