Politikë

VIDEO/ Berisha bëhet përsëri ‘lëmsh’ gjatë konferencës, ngatërron datën e zgjedhjeve: Farsa e majit të vitit 2005...!

27 Maj, 15:42| Përditesimi: 27 Maj, 15:53

  • Share

Sali Berisha nuk i shpëtoi edhe sot “demencës politike” teksa mbante konferencën e radhës para gazetarëve, në atë që ai ka nisur ta denoncojë si “farsa elektorale” e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ndërsa u pyet për strategjinë e PD-së në Parlament, ai u përpoq të shprehej se do vijonte të denonconte këtë farsë elektorale, por ngatërroi vitin zgjedhor.

Në vend të thoshte zgjedhjet e majit 2025, ai u shpreh “zgjedhjet e majit 2005”, duke e korrigjuar më pas.

“Opozita në parlament do të denoncoj me të gjithë forcën e saj farsën elektorale të vitit, të majit të vitit 2005.... të... më falni, të vitit 2025...!”, u shpreh kreu i selisë blu, duke mbyllur edhe konferencën pas kësaj farse.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?