Berisha bën edhe agjencinë Reuters si pjesë të grupit që i bëri ‘atentat’: Kanë një kushuri të Ramës në Tiranë

14 Dhjetor 2022, 17:45| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 20:43

  • Share

1671035263_Screenshot1.jpg

Në mbledhjen e sotme Kryesisë së PD, ish-Kryeministri Sali Berisha e ka gjetur edhe një tjetër ‘atentator’ si pjesë e grupit që sipas tij kurdisën planin në sulmin e 6 dhjetorit kur u godit me grusht nga Gert Shehu. Berisha tha se pjesë e planit ishte edhe agjencia prestigjioze e lajmeve ‘Reuters’, e cila ka një njeri në Tiranë që është kushëri i Edi Ramës.

 “U dështoi skenari për ta quajtur një akt islamist, nuk e përdorën dot se ua dogjëm.  Ajo që është tjetër për tu theksuar. Agjencia Rojter, një nga agjencitë më të respektuara në botë, këtu ka një kushëri të Edi Ramës dhe ishte e para që dha lajmin se Berisha u godit nga një protestues. Ishte pjesë e skenarit kjo.  Gerti Shehu me të gjitha evidencat është informator i policisë kriminale i përdorur në rrjetet e drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë. Është aq i dezikulibruar sa Gjykata e ka dënuar si të përgjegjshëm për aktin e tij. Ka fituar edhe patentën. Është aq i dezikulibruar pacienti i Edi Ramës saqë ka marrë kredi në banka. Pra të gjitha këto dëshmojnë qartë një përpjekje për të fshehur gjurmët e skenarit dhe krimit. E këtë e bën Edi Rama që porositi krimin”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha mbledh kryesinë: Rama e planifikoi sulmin ndaj meje, kushëriri i tij gazetar në 'Reuters', dha lajmin i pari


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?