Politikë

Berisha bën lëmsh vitet dhe pensionet në Berat, më 2013 do ta bëjë 200 euro… (VIDEO)

18 Prill, 14:26| Përditesimi: 18 Prill, 15:25

  • Share

Lajthitjet e Sali Berishës janë bërë e vetmja gjë gazmore e fushatës së opozitës. Çdo ditë Berisha prodhon më shumë lajme nga lajthitjet e tij sesa nga programi.

Dje, për 20 minuta në Berat, prodhoi pesë të tilla.

Gjatë fjalës për pensionet, ai ngatërroi shifrat e pensionit mesatar, eurot me qindra-mijëra eurot, dhe realitetin me... diçka tjetër. Në një moment, përmendi shifrën 170 mijë euro, çka mund të tingëllojë realiste në ndonjë tjetër planet, por jo në një vend ku pensionistët mezi përballojnë faturat e dritave.

“Ai sot deklaroi se do t’i rrisë pensionet 200 euro në vitin 2013. Unë iu jap fjalën e nderit se 100  ditët e para, nuk do të ketë pension në Shqipëri…”

Me sa duket, për Berishën, fushata është më shumë një përplasje me kohën sesa me kundërshtarin. Dhe 2013-a, edhe pse kanë kaluar 12 vite, vazhdon të jetë aty, në skenë, më këmbëngulëse se ndonjë nga rivalët aktualë./Tema

 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?