Sali Berisha sërish ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që të futet online në Facebook, dhe duke shmangur faktin se kryeparlamentarja Lindita Nikolla i mbyllur mikrofonin.
'Ky Parlament është shndërruar në një dhunues amoral i Kushtetutës e ligjeve të vendit., për shkak të një personi që ka inkriminuar vendin që funksionon në kundërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. U mohon deputetëve të drejtën legjislative, të drejtën kushtetuese, është shndërruar në funksion të një njeriu që ka fjalor të vetëm sharjen si ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat, në çdo Parlament tjetër kjo do përshëndetej kur e bën një ish kryeministër, por ju nuk guxoni se kreu juaj kryeson një organizatë kriminale, se keni të mbushur frigoriferët dhe tubat me paratë e shqiptarëve. Niko thonë edhe për ty që Rozeta të ka hyrë në shpi? A mund të pyes unë Niko ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde. Ulu Ulsi? Ku është Ballukja, a ka ardhur Rozeta? Kujt i janë 400 mijë eurot. 620 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër jush kanë votuar që ne tu kontrollojmë. Në mënyrë absolute nuk do të pranohet kjo, të marrë fund kjo praktikë. Ju e dini se ai ka firmosur si me qenë kryetar i një organizate kriminale.’- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Nis sesioni i ri parlamentar! Berisha bllokon sërish 'Foltoren' dhe futet 'Live' në Facebook, iu drejtohet ministrave: A ju ka ardhur Rozeta nëpër shtëpia, të kujt janë 400-mijë eurot?
M.Q.//ReportTv.al