Ish kryeministri, Sali Berisha ka bojkotuar seancën e përbashkët të mbajtur nga deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Teksa foli për mediat jashtë kuvendit, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama duke e etiketuar si vasal të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Sot nuk mund të mos ndalem se aktualisht në platformën e këtij parlamenti, po flet një nga 2 armiqtë kryesor të Kosovës, njeriu i cili është tashmë i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç. Njeriu i cili në vend të bëjë avokatinë e Kosovës, kalon nga samiti nga samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit. Në mënyrë të përsëritur ka futur thika pas shpine për Kosovës. Anti shqiptar i rrezikshëm për kombin. Rama nuk është vetëm vasal i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç, njeriu që po shkatërron materien, qenien identitetin e shqiptarëve me politikat e tij”- u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Gati 250 politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës kremtojnë ditën e Flamurit, Berisha bojkoton mbledhjen dhe 'nuk del dot nga vetja': Rama vllau i Vuçiçit
B.V/KT/ReportTv.al