Ish-kryeministri Sali Berisha pas numërimit të votave pro shkarkimit të Lulzim Bashës, i bëri thirrje deputetëve që të marrin procesverbalet dhe të verifikojnë numrin e votuesve nëse duan. Berisha i bëri thirrje deputetëve që të mos bëhen pjesë e asnjë skenari të peng kryetarit Basha. Ndër të tjera ai i bëri thirrje Edi Ramës që të ndalë lojërat pasi revolucioni po troket në dyert e kalbura të qeverisë. Sakaq, ish-kryeministri tha se çdo ditë do jetë në selinë e PD dhe do të bëjnë protesta kombëtare pasi Basha nuk njeh as veten e tij.
"Të mos bëhen instrumenta të një skenari të turpshëm. I di qëndrimet e tyre. Merrni përgjegjësitë politike. Ky është skenar. Destabilizues për vendin. Edi Rama të jetë i bindur se kurrë këtë revolucion s'do mund ta ndalojë e ta mmposhtë. Me këto që bën duke marrë peng Lul Bravën, duke ja mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA, shndërruan në aset të vërtetë të qeverisë Lul Bravën. I them Ramës se revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. lëri lojërat dhe mos luaj me pluralizmin politik.Të hënën do protestojmë, Vuçiç vjen në kuadër të një projekti që është kërcënim kombëtar për shqiptarët, paqen dhe stabilitetin. Ne do qendrojmë fuqishëm dhe do mbrojmë. interesat kombëtare. Basha nuk njeh veten e tij. Do bëjmë protesta kombëtare dhe do ristrukturojmë PD-në. Që nesër ose këto ditë do jemi në seli. Ne tani jemi në seli."-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Shkarkoi ‘pengkryetarin’ me 99% të votave, por nuk futet brenda në seli, ndalet në shkallë, Berisha: 'Lul Brava' pati fatin e Ramiz Alisë! Basha vijoi mbledhjen me Kryesinë: S'e njoh referendumin
//ReportTv.al