'Berisha dhe Rama bashkëqeverisin politikisht', Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave, i ftuar kushdo

13 Shtator, 18:28| Përditesimi: 13 Shtator, 21:35

  • Share

 

Juristi Rezart Kthupi paralajmëroi krijimin e një grupi politik të figurave që dikur ishin pjesë e PD-së së Lulzim Bashës, përfshi këtu deputetin Enkelejd Alibeaj. Kthupi nuk dha më shumë detaje dhe nuk u përqëndrua tek emrat, por tek problemet që ka vendi falë sistemit partiak dhe politikës që është monopol.

'Krijimi i një force politike nënkupton bashkimin e njerëzve që kanë të njëjtin parim. Sot kemi në vend që nuk ka një vizion ekonomik. Braktiset vendi jo nga shtresa që kërkon punë, por largohet shtresa e mesme. Po fillon të zhduket shpresa që ky vend. Do vijnë probleme që ende nuk i parashikojmë dot. Çështja e pensioneve lidhet me aftësinë e atyre që janë të aftë për të punuar. Skema e pensioneve është një efekt për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Kemi një klasë politike që e ka kapur.

Diskutime i fillimit ka qenë që të dalim përtej emrave. Kemi ngulmuar që të dalim përtej individit. Është mënyra më e mirë për të demokratizuar jetën politike. Deputetë sot bën një lëvizjen e parë. Në parlament kemi një super mazhorancë. Ke një bashkim të dy grupimeve më të mëdha politike, ai i Ramës dhe i Berishës, që bashkëqeverisin politikisht.

Në momentin kur ne bashkojmë votat për çështje jo në interes të qytetarëve, për të liruar të korruptuarit dhe mbyllur listat kemi bashkëqeverisje politike.

Ai parlament duke filluar që nga revolucioni i vitit të shkuar me flakadanë, ka nevojë për një frymë të re. Parlamenti ka nevojë për një opozitë funksionale, dhe ky është qëllimi i atij grupimi politik. Ai grupim do të rritet me kalimin e kohës.'


Lajmi kryesor:

Partitë e reja/ Lapaj në 'Studio Live' sfidon Berishën dhe opozitën: Keni ju kulla apo unë? Keni ju makina të shtrenjta apo unë? Nuk kompleksohemi dot


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?