Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të mërkurë ka denoncuar çmimet e larta të produkteve që tregtohen në vend, ndërkohë që paga minimale është ende e pandryshuar. Kryedemokrati tha se çmimi i lartë i detergjentëve mund të shkaktojë epideminë e zgjebes në vend si vitin 1992.
"Çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvise, shkon dhe blen ilaçe për lavatriçe, 35 euro pakoja, në një kohë kur në Gjermani shitet me 17 euro, 18 euro. Shkoni blini djathin. Ju garantoj se më këto çmime do plas morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit. Është çmenduri. Nese e shet ilaçin me 35 euro, çfarë do hanë njërëzit nëse blejnë në këtë mënyrë.
Kthehemi në vitin 92, shqipëria përjtoj epideminë e zgjebes në mabrë vendin, nuk e blen dot më tani. Detergjenti pluhur, se të tjerat… Djathi tre herë me shtrenjtë se në SHBA, dy herë e gjys më shtrenjtë se në Greqi.
Rroga minimale mbetet po në vend, nderkohë që çmimet janë mbi mesataren e Evropës. Narkoeurot e shkatërruna ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë papaunësi dhe qeveria, Edi Rama mendon se si e si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë. Po e tregoj sërish atë që më tha pak vite më parë ambasadoi i SHBA në Vjenë." - u shpreh kreu i PD-së, Berisha.
Berisha pati një reagim edhe për Operatorin Kombëtar të Ujit, strukturë e re e cila u lançua sot nga kryeministri Edi Rama, gjatë të cilit pranoi se në Shqipëri numri i turistëve po rritet vazhdimisht.
“Çdo ditë, fatmirësisht që në Shqipëri vijnë mijëra e mijëra turistë dhe miliona, por Maldiveve të Europës i doli kallaji. Çdo ditë e më keq, Shqipëria paraqitet si vendi i gjirizeve, vendi i mungesës së madhe të ujit, ndonëse vendi më me ujëra në Europë dhe Edi Rama pasi shpenzoi 400 mln dhe e quajti reformën e të gjitha reformave, atë të plehut, u katandis si gjel mbi pleh, duke paraqitur para pak ditësh, një alternativë krejt tjetër, pa djegës dhe incenerator, ndonëse e garantoj se flakët e djegësit të Tiranës, do ta ndjekin gjithë jetën atë. Tani, doli Agjencia Kombëtare e Ujit. Përpara ka patur një Këshill Kombëtar. Këshilli Kombëtar i Ujit është këshilli i cili përcakton reformën, por siç është ent rregullator, siç është edhe për Energjinë Elektrike. Edi Rama pasi e shkriu Këshillin dhe e emëroi veten, kryetar të Këshillit Kombëtar të Ujit, tani mesa duket do të shkrijë, do ta marrë përsipër me një agjenci në mënyrë që ato para të ujësjellësve ti vjedhin vetë dhe të mos i vjedhin kryetarët e bashkive”,- tha kryedemokrati.
Komente
