Armikun më të egër të lirive të shqiptarëve pas Enver Hoxhës, e ka quajtur Sali Berisha nga protesta kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se do t’i japin fund monizmit të tij, ndërsa Ramën do ta çojnë pas hekurave.
“Miqtë e mi, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes, ai që të merr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr votën të ka marrë dinjitetin. Ai që të merr votën të ka marrë edhe vendin. Njeriu që nuk voton i lirë është njëri pa shpresë që humb besimin, të cilit vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e të parëve, toka e prindërve të tij nuk do jetë më djep i fëmijëve të tij, kopshti ku do lulëzojnë ëndrrat. Prap ky është njëri aspekt. Rama me rrëzmin e votës ka vendosur monizmin. Të brohorasim vdekje, vdekje, monizmi. Rama monzimin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë bashkë me ty. Por ti, ashtu sic oshtin ky shesh, e ke vendin në burg, në regjim special. Atje do të të çojmë.
Lajmi kryesor:
Berisha-Meta mbledhin më pak qytetarë se protesta e 7 korrikut: Rama në burg, po vjedh! Sapo ata ikin protestuesit çajnë kordonin e policisë, pak minuta tensione
SI.E.//ReportTv.al