Berisha e akuzoi për vrasjen e Ravik Gurrës, Balla e paditi në GJKKO: Të përgatitet të vijë në gjykatë se do të jetë klient i përhershëm

3 Mars 2023, 09:29| Përditesimi: 3 Mars 2023, 09:45

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është i bindur se do e fitojë gjyqin ndaj Sali Berishës, të cilin e ka paditur për shpifje pas akuzave të këtij të fundit në parlament rreth vrasjes së Ravik Gurrës. Në daljen para mediave, Balla tha se Berisha duhet të mësohet të shkojë në gjykatë e të respektojë ligjin. Po ashtu u shpreh se duhet të përgatitet se në GJKKO do të jetë klient i përhershëm për dosje si '21 janari', 'Gërdeci' dhe privatizimi i kompleksit Partizani.

“Është një vepër penale që duhet ndëshkuar. Edhe Bashën kam arritur ta fitoj gjyqin për shpifje do fitoj dhe me Berishë. Thirrja ime për GJKKO është që Berisha duhet të mësohet të vijë për çështjet që e kemi thirrur ne por edhe për çështjen që e kanë thirrur shqiptarët, ndër to 21 janari, Gërdeci, privatizimi i OSSH, privatizimi i kompleksit Partizani. Berisha duhet të bëhet gati që të jetë klient i përhershëm. Kam bërë padi për disa akuza të paqena në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Duke qenë se mungoi sot në seancë, gjykata vendosi që ta shtyjë gjyqin në mënyrë që palët të paraqiten në procesin gjyqësor. Gjatë seancave plenare, Sali Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj Taulant Ballës për përfshirjen në eleminimin e avokatit Ravik Gurra.

“Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe se ke fshirë regjistrimet, prokurorin që fshiu regjistrimet e ke graduar në detyrë. Dhe së bashku me ty në parlament sot është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të kishte kapur në lidhje me bandat dhe në porosi vrasjesh dhe e eleminove” është shprehur Berisha.

Edhe Floriana Garo është paditur pasi në deklaratat për media ka akuzuar Ballën si të përfshirë në bandat e Elbasanit.

Komento

Komente

  • Bobi: 03/03/2023 11:07

    Ravikut te shkrete i behen 3 vjet tani ne mars.Ai u vra sepse dergoi materialet nga Capjat tek Ben Blushi atekohe drejtor i Top Channel.Ben Blushi dhe Topi ben 1 emision padrinot e Elbasanit ku tregonin me fakte dhe ngjarje lidhjet e PS me bandat e banditet qe te gjithe sot i tregojne.Balla i lidhur ngushte me te gjithe llumin e qarkut te Elbasanit.Qysh prej asaj kohe nuk zgjati shume dhe e hoqen avokatin.Aty tregohej lidhja e Ramazonit me fisin Cela sot njerezit me te fuqishem ne Elb.Ato qe blejne me hir dhe pahir zgjedhjet ndaj dhe kane perkrahje.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 03/03/2023 10:48

    Ke te fala nga Zamira Vyshka O nari !

    Përgjigju
  • e drejta: 03/03/2023 10:27

    BRAVO BALLA, NESE NUK DO TE KISHE BERE DENONCIMIN DO TE DYSHOJA PER JU

    Përgjigju
  • Mimi: 03/03/2023 10:04

    Ke pergjimet, telefonatat qe ti kane kapur????Levizje e gabuar arush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?