Politikë

Berisha e akuzon si hajdut të pronave të kishës, Rama e ironizon me bufin e kënetës: Përçartje madhështore!

28 Mars, 10:38| Përditesimi: 28 Mars, 10:42

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat dhe akuzat e Sali Berishës ndaj tij me një video të një bufi që ka ndarë në rrjete sociale. Në video dëgjohet kreu i PD teksa hedh e akuzon Ramën si ‘hajdut’ i pronave të kishave dhe për falsifikim dokumentesh, ndërsa kryeministri shkruan se po flet përçart.  

Kryesocialisti ironizon edhe koalicionin e tij teksa ka shkruar: “Përçartje madhështore fare...”

“Historiku i Edi Ramës, një hajdut i papërmbajtur. Gjithë jetën e tij shtrihet edhe në shumë e shumë më dekada dhe periudha që ai akoma nuk kishte lindur fare. Ky është vërsulur si një hajn i papërmbajtur i pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme, shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorë që i kanë bërë e dinë. Vendime gjykatash të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013.Nuk mund ta marrë kush vesh se çfarë qëndron aty se dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit dhe nuk del. E mban aty.”, dëgjohet të thotë Berisha në video.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?