Edi Rama

Berisha e ftoi në debat publik, Rama i përgjigjet: Nuk e meriton! Është sharlatan që tallet ditë e natë, do të na ulë kokën të gjithëve

11 Maj 2023, 21:53| Përditesimi: 11 Maj 2023, 21:56

  • Share

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës, i cili ka kërkuar debat publik që në nisje të fushatës zgjedhore.

Duke i cilësuar si sharlant që tallet me popullin shqiptar, Rama tha se Berisha nuk e meriton përballjen me të.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk e njeh si kryetar të opozitës dhe vijon ta konsiderojë si të vdekur mes të gjallëve që sipas Ramës s’bën gjë tjetër veçse na ul kokën.

“Kam 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton debat se ky është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Nëse shumica e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht, atëherë detyrimi i këtij njeriu është me ata që e votojnë. Nuk e njoh për kryetar opozite dhe e konsideroj një të vdekur mes të gjallëve. Ai është një turp sot, për shtetin dhe popullin shqiptar. Është një person që na ulë kokën të gjithëve para atyre që ne pa ata nuk bëjmë dot.”,-tha Rama në një intervistë televizive.

 

Komento

Komente

  • S’ka problem: 12/05/2023 08:58

    “ Gazetari “ me e pa afte nuk mund te gjesh , Berisha kekon te kthehet ne faktor te jete pale pra te kete interes nderkombtar , me humbjen e ketyre zgjedhjeve PD kthehet ne shoqate jo qeveritare pasi te gjithe strukturat e saj pothuaj jane te shperbera dhe e gjithe fuqia financiare po luhet qe te mbijetoj me keshillat bashkiak qe te kete mundesi qe te bllokoj aktivitetet financiare te bashkive edhe nje femije kopshi jepja foton e berishes ta jap pergjigjen dhe jo me keta gazetar per te ardhur keq ku jane katandisur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?