Deputetja Ori Nebijaj e cila ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka ironizuar përmes një postimi në rrjete sociale opozitën.
Edhe pse nuk i përmend me emër, Nebiaj komenton fushatën që po bëjnë kandidatët për deputetë dhe kryetarët e partive në vend. Nebijaj shprehet me ironi se nëse do ta dinte se fushata do të bëhej vetëm online, do të kishte krijuar shtatë parti.
"Ore ta dija që fushatat do bëheshin vetëm online dhe kryetarët e këtyre forcave rrënjësisht diferencuese do kishin ambicje thjesht për tu bërë influencers do kisha bërë 7 parti vetëm nga Instagrami.
Inshaallah nuk mërziten kur të kuptojnë se likes, shares dhe vieës nuk përkthehen në vota"-shkruan Nebijaj.
Komente
