Berisha: E kanë marrë vendimin për përjashtimin e deputetëve! Nuk do ta njohim

31 Tetor 2023, 16:08| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 16:51

  • Share

Sali Berisha tha se nuk do ta njohin vendimin e Komisionit të Etikës nëse vendosi për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për shkak të kaosit të krijuar një ditë më parë në sallën e Kuvendit. Sipas Berishës vendimin e ka marrë, PS-ja.

'Aty mund të shkojnë të gjithë deputetët. Në çdo komision janë të lejuar të marrin pjesë, ne ishim të ulur si audiencë, kurse aty në tavolinën qendrore ishin deputetët të cilët Edi Rama kishte njoftuar përjashtimin e tyre. Pra nuk kishte asnjë shkelje rregullore nga ana e deputetëve të opozitës. Përkundrazi, Edi Rama e di, që ne nuk i ndahemi, e ka të qartë që ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Ai ka tmerr nga kontrollet e opozitës. Unë u them ju se, Edi Rama në mënyrë absolute nuk do të mund të pengojë komisionin McGonigal. Dua ta dini ju se është pyetur nga FBI, dy orë në aeroportin e Nju Jorkut, kurse këtu kërkon që shqiptarët të mos marrin vesh asgjë. Do ti marrin vesh që të gjitha. Do të marrin vesh që të gjithë aktet e pasurimit të tij si mamuth, të paligjshëm. Do të marrin vesh të gjithë mekanizmat për dhunimin e votës dhe blerjen e saj. Ne qëndrojmë dhe nuk tërhiqemi. Sot ky ishte një moment i betejës tonë, por kjo betejë nuk ka të ndalur. Çfarë ndodhi. Ndodhi që ajo mori shkresat dhe iku, tha e kam marrë vendimin tha.'- tha Berisha.

I ndalur në aksionin opozitar, Berisha, tha se ka shumë skenarë, pasi është një betejë që po zhvillohet për herë të parë në këtë formë.

‘Gjithçka do të vendoset nga grupi, do të mblidhemi, por ne vendimin nuk e njohim. Nuk njohim vendime të paligjshme. Por ju e patë vetë, janë të filmuar. Ka shumë skenarë, pasi kjo është një betejë që zhvillohet nga një grup deputetësh për herë të parë në këtë formë.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Kaosi dhe grushtet në Kuvend! 5 deputetë të Berishës përjashtohen me 10 ditë! Korreshi me 3 ditë, ‘falet’ Gështenja! Rithemelimi zhvendosi dhunën te ‘Etika’


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?