Politikë

Vettingu i politikanëve, Basha: Ta pastrojmë politikën nga ata që kanë abuzuar me pushtetin për të pasuruar veten

10 Nëntor 2021, 08:45| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 09:02

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar, edhe një herë, mëngjesin e sotëm, se pse është e nevojshme vettingu në politikë. Basha shkruan se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmerisë duke pastruar politikën nga ata që janë abuzuar me pushtetin dhe besimin e qytetarëve për pasurimin e vetes dhe njerëzve që i rrethojnë. Vetëm duke pastruar politikën, shkruan Basha, do të kemi një ekonomi konkurruese, të rinjtë nuk do largohen nga vendi dhe të moshuarit do të kenw një pensin të respektueshëm.

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkurruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjve që ëndrrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish”, shkruan Basha.

Për pastrimin e politikës, Basha kërkon vetting për politikanët, ku pas dorëzimit të amendamentit në Kuvend diskutimet mes pozitës dhe opozitës po zhvillohen në Këshillin e Legjislacionit. Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re.  Propozimi më i rëndësishëm i PD ka të bëjë me propozimin për veting të politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?