Politikë

Berisha e konsideroi veten si një Iphone, ndërsa Ramën Nokia, kryeministri e ironizon me videon e bufave: Jerm (VIDEO)

14 Prill, 12:34| Përditesimi: 14 Prill, 12:40

  • Share

Pasi kryetari i PD-së e konsideroi veten si një Iphone dhe kryeministrin Edi Rama si një telefon Nokia i dikurshëm, Rama e ka ironizuar sërish me një video me 2 bufa, ku shkruan jerm.

 “E mbani mend Nokia tre dekada më parë ishte në krye të teknologjisë, por Apple nxori Iphone-n e parë, shumë më lart, shumë herë mbi Nokia. Nokia tentoi ta kopjoi Apple, por dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë e të përmirëojë Iphone-n e saj”, dëgjohet në videon e publikuar një fragment i shkëputur nga fjala e Berishës në Sheshin Nënë Tereza më 12 prill.

Po ashtu Berisha e cilësoi kryeministrin më të moshuar se gjyshi i Gramoz Ruçit.

“Miq, përsa i përket moshës ju garantoj se ai ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Ndaj edhe, nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij. Nuk jam kthyer unë për pushtet. Unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti kurrë nuk i shuan dot", tha ndër të tjera Berisha.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?