Ilir Meta dhe Sali Berisha

Politikë

Berisha e Meta, një dosje më pak!

12 Nëntor 2023, 11:09| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 11:11

  • Share

Gjykata e Apelit Anti Korrupsion la në fuqi vendimin e SPAK për mosfillim të hetimeve ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ilir Metës, denoncuar si ish-ministër ekonomie për privatizimin Armos.

Dosja ishte dorëzuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, i cili kërkoi hetime me shpjegimin se  kompania e hidrokarbureve iu shit Rezart Taçit, edhe ky i akuzuar  se ngriti një skemë pastrimi parash të politikanëve.

Denoncimi u dorëzua në SPAK në prill të vitit 2013 dhe ishin të akuzuar 16 persona, midis tyre jo vetëm ish-kryeministri, por edhe ish-ministra.

Mosfillimi i hetimeve për funksionarët u aprovua gjyqësisht nga gjyqtarja Daniela Shirka edhe ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezit, si dhe për ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode, Florian Mima  .

Ky vendim është i formës së prerë dhe për politikanët dhe ish-zyrtarët do të thotë një dosje më pak në SPAK. TCH

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?