Politikë

Zbulohet gënjeshtra e Berishës: Ka kërkuar dy herë vizë për në SHBA para zgjedhjeve (pas lobimit 6 milionë dollarë) por u refuzua /DOKUMENTET

10 Maj, 15:16| Përditesimi: 10 Maj, 18:58

  • Share

Është zbuluar gënjeshtra e radhës e Sali Berishës për raportet me administratën Trump. Kreu i demokratëve gënjeu 2 ditë më parë duke thënë se nuk ka kërkuar asnjë vizë për të udhëtuar drejt Uashingtonit para zgjedhjeve, por e vërteta është komplet e kundërta.

Nga dokumentat e siguruara nga Report Tv rezulton se Berisha ka kërkuar vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve 2 herë në një periudhë gati 1 mujore, një herë përmes kompanisë së lobimit Continental Strategy pas kontratës 6 milionë dollarëshe.

Kërkesa e parë, e cila është dorëzuar në FARA, mban datën 28 mars dhe i drejtohet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me titull “Kërkesë për vizë hyrëse për Prof. Dr. Sali Berisha të vizitojë Shtetet e Bashkuara”.

Dokumenti është firmosur nga disa përfaqësues të organizatave shqiptare në Shtetet e Bashkuara, mes të cilëve edhe ‘garantori’ i Berishës për kontratën 6 milionë dollarëshe Nuredin Seci. Ky i fundit e ka firmosur përmes OJF-së, Make Albania Great Again, të cilin e kishte krijuar vetëm një ditë para kësaj firme, më 27 mars 2025.

Ata argumentojnë në kërkesë se e duan Berishën në Shtetet e Bashkuara që ky i fundit të zhvillonte atje një takim me diasporën shqiptare në funksion të fushatës elektorale. Një tregues tjetër se kontrata plot 6 milionë dollarë është edhe në funksion të fushatës zgjedhore, ndryshe nga ç’pretendohet nga PD.

"I nderuar Zoti Sekretar,

Ne, udhëheqësit e nënshkruar të organizatave shqiptaro-amerikane të mëposhtme, së bashku me anëtarët dhe mbështetësit tanë brenda komuniteteve tona, kemi nderin të paraqesim këtë kërkesë zyrtare për lëshimin e një vize hyrje-daljeje për Prof. Dr. Sali Berishën, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Prof. Dr. Sali Berisha është ftuar zyrtarisht nga organizatat tona për të takuar komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Si qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarë aktivë të komuniteteve tona, ne e njohim rëndësinë thelbësore të angazhimit demokratik dhe pjesëmarrjes në të ardhmen politike të Shqipërisë. Me zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri të planifikuara për më 11 maj 2025, ne kërkojmë praninë e Prof. Dr. Berishës për t’iu drejtuar komunitetit tonë dhe për të dhënë udhëzime mbi mënyrën se si mund të kontribuojmë më mirë në procesin demokratik në atdheun tonë",- thuhet në kërkesën e parë.

Kjo tentativë e parë drejtuar numrit 1 të diplomacisë amerikane Rubio dështoi. DASH është institucioni i vetëm kompetent për shpallen ‘non grata’ të Berishës.

Një muaj më pas kompania lobuese e Berishës Continental Strategy i drejtohet përmes një tjetër letre Departamentit të Shtetit. Këtë herë vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, më 1 maj lobistët e PD thonë se Berisha kërkon një lehtësim për të udhëtuar drejt SHBA-ve, sepse duhet të bëjë fushatë, duke i kujtuar edhe kërkesën e bërë më herët.

Edhe kjo letër është depozituar pranë Departamentit te Shtetit nga Continental Strategy, ne emër te Partisë Demokratike ku tregohen rrugët e mundshme për pajisje me vizë të Sali Berishës.

Po të enjten Partia Demokratike e festoi si arritje një postim të një gazetari amerikan që pretendonte se në DASH i kishin se ata herë pas herë edhe bënin përjashtim për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA të shpallur ‘non grata’.

Postim i cili në fakt konfirmoi më shumë, ashtu siç edhe këto dokumente që Report Tv ka zbuluar se pavarësisht përpjekjeve të dështuara për ta shitur ndryshe Sali Berisha mbetet non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shpallur që prej vitit 2021.

 

Sanksionimi i Sali Berishës vazhdon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit (https://2021-2025.state.gov/public-designation-of-albanian-sali-berisha-due-to-involvement-in-significant-corruption/) dhe deri më sot nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga institucionet amerikane për ndonjë hap pas nga administrata e Presidentit Trump, e cila në fakt në rastin e heqjes së sanksioneve për shefin e kabinetit të Kryeministrit Hungarez u shpreh publikisht përmes një deklarate.

Sipas dokumenteve zyrtare Sali Berisha vazhdon të jetë "Non Grata" dhe pavarësisht se ka bërë dy herë lutje për të udhëtuar drejt Amerikës, deri tani lutjet e tij janë refuzuar.

 

 

Kërkesa e parë, 28 Mars 2025

 

Kërkesa e dytë, 1 Maj 2025

Ora 18:42
Gënjeshtra e Berishës/ Ja dy kërkesat për vizë në SHBA (Të plota në shqip)

1746301162_saliberisha.jpg

Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA.

Report Tv ka siguruar dokumentet që vërtetojnë se Sali Berisha ka kërkuar vizë në SHBA, pas kontratës së lobimit 6 mln dollarë me kompaninë Continental Strategy. Kërkesa e parë mban datën 28 mars dhe i është drejtuar sekretarit të shtetit, Marco Rubio.

Report Tv u sjell në shqip kërkesën e parë të Sali Berishës për një vizë në SHBA. Kërkesa është bërë nga një grup organizatash shqiptaro-amerikane “Vatra”,“Albanian Roots” apo edhe “Make Albania Great Again”, fondancioni i krijuar nga Nuredin Seci i cili është edhe garantori i kontratës 6 mln dollarë të lobimit. 

Pasi kjo tentativë dështoi, kompania lobuese i drejtohet më një tjetër kërkesë DASH, më 1 maj, me argumentin se Berisha duhet të bëjë fushatë dhe trajtojnë edhe rrugët e mundshme për pajisje me vizë

Kërkesa e plotë në shqip drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit më  28 Mars 2025

Për:
Sh.T.Z. Marco Rubio
Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Departamenti i Shtetit
Ëashington, D.C., SHBA

Subjekti: Kërkesë për një vizë hyrje-daljeje për Prof. Dr. Sali Berishën për të vizituar Shtetet e Bashkuara

I nderuar Zoti Sekretar,

Ne, udhëheqësit e nënshkruar të organizatave shqiptaro-amerikane të mëposhtme, së bashku me anëtarët dhe mbështetësit tanë brenda komuniteteve tona, kemi nderintë paraqesim këtë kërkesë zyrtare për lëshimin e një vize hyrje-daljeje për Prof. Dr. Sali Berishën, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

Prof. Dr. Sali Berisha është ftuar zyrtarisht nga organizatat tona për të takuar komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Si qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarë aktivë të komuniteteve tona, ne e njohim rëndësinë thelbësore të angazhimit demokratik dhe pjesëmarrjes në të ardhmen politike të Shqipërisë. Me zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri të planifikuara për më 11 maj 2025, ne kërkojmë praninë e Prof. Dr. Berishës për t’iu drejtuar komunitetit tonë dhe për të dhënë udhëzime mbi mënyrën se si mund të kontribuojmë më mirë në procesin demokratik në atdheun tonë.

Prof. Dr. Berisha është një figurë historike në politikën moderne shqiptare, duke luajtur një rol vendimtar në kalimin e Shqipërisë nga një prej regjimeve më të ashpra komuniste në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Karriera e tij e gjatë politike përfshin shërbimin si ish-President, dy herë Kryeministër dhe anëtar i Kuvendit të Shqipërisë për dhjetë mandate. Nën udhëheqjen e tij, Shqipëria ndërmori reforma kritike demokratike, përfshirë rikthimin e lirive fetare, themelimin e një ekonomie tregu të lirë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më tej, përpjekjet e tij ishin thelbësore në liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Europës.

Përtej kontributit të tij për Shqipërinë, Prof. Dr. Berisha ka qenë një nga përkrahësit më të fortë të partneritetit strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai ishte udhëheqësi i parë shqiptar që zhvilloi takime të drejtpërdrejta me Presidentë të SHBA dhe ka luajtur një rol kyç në forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve tona. Takimet e tij me Presidentët George H.Ë. Bush dhe Bill Clinton, si dhe vizita zyrtare e një Presidenti në detyrë të SHBA në Shqipëri, z. George Ë. Bush, dëshmojnë përkushtimin e tij për të forcuar marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve tona.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Prof. Dr. Sali Berisha është udhëheqësi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila ndan një lidhje ideologjike dhe politike afatgjatë si parti motër me Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara. Kjo lidhje e thellë thekson vlerat e përbashkëta të lirisë, të drejtave individuale dhe qeverisjes demokratike që ndahen nga të dy partitë dhe mbështetësit e tyre.

Për më tepër, komuniteti shqiptaro-amerikan në të gjithë Shtetet e Bashkuara ka qenë thelbësor në forcimin e këtyre lidhjeve dhe ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e lëvizjeve demokratike jashtë vendit. Në veçanti, komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë gjithashtu një kontribuues i rëndësishëm dhe i zëshëm në suksesin elektoral të Presidentit të 45-të dhe 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump. Ky angazhim aktiv qytetar nxjerr në pah përkushtimin e qëndrueshëm të komunitetit tonë ndaj demokracisë amerikane dhe vlerave të saj të politikës së jashtme.

Në dritën e këtyre konsideratave, ne kërkojmë me respekt nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së të lëshojë një vizë hyrje-daljeje për Prof. Dr. Sali Berishën, duke i mundësuar atij të marrë pjesë në këto angazhime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Prania e tij do të forcojë lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke avancuar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.

E vlerësojmë shqyrtimin tuaj të kësaj kërkese dhe presim me padurim një përgjigje pozitive.
Me respektin dhe mirënjohjen më të lartë.

Kërkesa e plotë në shqip drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit më 1 Maj 2025

CONTINENTAL PLLC
AVOKATË NË LIGJ

1 maj 2025

I dashur Alberto,

Faleminderit për kohën tuaj sot. Ju na kërkuat të bëjmë kërkime dhe të sqarojmë aspektet unike të programit të sanksioneve të vizave sipas Seksionit 7031, i cili do ta pengonte Presidentin Sali Berisha të dorëzonte thjesht një letër aplikimi ëaivers (përjashtim).
Seksioni 7031(c) është një proces plotësisht politik. Ligji FORPA nuk krijoi ndonjë proces përjashtimi, aplikim për përjashtim apo të drejtë për apelim. Në vend të kësaj, ai i dha vetëm Sekretarit të Shtetit kompetencën e plotë për të sanksionuar një individ ose për të tërhequr apo revokuar atë shpallje. Gjithashtu, i dha kompetencën e vetme për të hequr sanksionin “nëse Sekretari përcakton se përjashtimi do të shërbente një interes kombëtar të fuqishëm ose nëse rrethanat që e bënë individin të padëshirueshëm kanë ndryshuar ndjeshëm.”

Revokimi ose përjashtimi mund të ndodhë përmes një rishikimi të brendshëm, rishqyrtimi politik ose një ndryshimi të politikës së administratës. Individi i sanksionuar ose përfaqësuesit e tij mund të paraqesin një kërkesë pranë Departamentit të Shtetit, të dorëzojnë informacion kundërshtues, ose të bëjnë lobim për revokim, por vendimi përfundimtar është plotësisht diskrecionar (në dorën e Sekretarit).

As ligji dhe as ndonjë vendim gjyqësor i mëvonshëm nuk e njohin ndonjë rrugë tjetër për zgjidhje. Në çështjen Bautista-Rosario kundër Mnuchin, 568 F. Supp. 3d 1, 6 (D.D.C. 2021), Gjykata e Qarkut të Uashingtonit D.C. gjeti se as Seksioni 7031(c) dhe as ndonjë ligj tjetër nuk autorizonin shqyrtim gjyqësor të një shpalljeje të tillë. Në mungesë të një autorizimi të tillë, “shqyrtimi gjyqësor i përjashtimit të një të huaji është… i pamundur.” E njëjta gjykatë e pohoi këtë në një vendim të mëvonshëm, duke gjetur se “nuk është në kompetencën e asnjë gjykate... të shqyrtojë vendimmarrjen e degës politike të Qeverisë për të përjashtuar një të huaj të caktuar.” Rahmani kundër Yellen, Nr. 24-0285, 2024 U.S. Dist. LEXIS 71572, *47 (D.D.C., 19 prill 2024) (theksuar); shih Doshi kundër Blinken, Nr. 23-3613, 2024 ËL 3509486, *9 (D.D.C., 22 korrik 2024) (vendimi i Sekretarit është “përfundimtar sepse agjencia e ka përfunduar procesin e saj të vendimmarrjes...”). Sigurisht, këto raste anashkalojnë cenime të rëndësishme ndaj të drejtave të procesit të rregullt të individit të sanksionuar dhe zgjasin përtej kufijve diskrecionin e Departamentit nën Aktin e Procedurave Administrative.

Por megjithatë, ato qëndrojnë si precedentë që vërtetojnë se vetëm Sekretari mund të shtojë ose të heqë dikë nga lista e Seksionit 7031(c).

Në këtë rast, argumentet për heqjen e Presidentit Berisha nga lista janë të forta dhe të vetëkuptueshme: Ai është një aleat i fortë i Amerikës, përfshirja e të cilit në listë u motivua tërësisht politikisht nga administrata e mëparshme. Zgjedhjet e afërta në Shqipëri dhe nevoja që Presidenti Berisha të zhvillojë fushatë me diasporën shqiptaro-amerikane përbëjnë një “interes kombëtar të fuqishëm” që kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar nga Sekretari. Presidenti Berisha ka kërkuar në mënyrë të përsëritur një proces rishikimi zyrtar dhe mundësinë për të paraqitur informacion kundërshtues. Dhe përkrahësit e Presidentit Berisha në Shtetet e Bashkuara i janë drejtuar zyrtarisht

Departamentit të Shtetit me një letër të datës 28 mars 2025.

E vetmja mënyrë që i ka mbetur për zgjidhje është tek Sekretari.

Me respekt,
Craig D. Yonce, Esq.
CONTINENTAL PLLC

Ora 16:08
Ja si Berisha gënjente në konferencë duke mohuar kërkesën për vizë për në Shtetet e Bashkuara (VIDEO)

Kreu i PD, Sali Berisha, pavarësisht investimit të 6 milionë dollarëve me burim të paqartë, nuk po arrin të fitojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Dy ditë më parë ai gënjeu pa hezitim në konferencë për shtyp kur u pyet nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, nëse ka kërkuar vizë për në Uashington para zgjedhjeve në vendin tonë.

Gënjeshtrën e tij të radhës për raportet me administratën Trump e zbuloi Report Tv nëpërmjet sigurimit të dokumenteve që tregojnë se si Berisha i kërkoi 2 herë Sekretarit amerikan të Shtetit. Marco Rubio, leje për vizitë në SHBA, me qëllim mbajtjen e disa takime elektorale me shqiptarë në Amerikë.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nje malesor: 10/05/2025 18:58

    Saliu.Liria,Argita e Xeni duhen perzene nga Shqiperia dhhe derguar neper xhungla.Ata jane te pa desherueshem jo vetem ne Amerike dhe Angli,por edhe ketu.Me gjithe angazhimin e nje tufe malokesh qeveria amerikane nuk ja u vari fare...

    Përgjigju
  • Endri: 10/05/2025 16:36

    Bravo te qofte kur gjen akoma dele qe genjehen nga ti o mashtrues ordiner!

    Përgjigju
  • TRANS -RAPID: 10/05/2025 15:44

    Ky 6 mil.dollarëshi duhet të hulumtohet do të zbulohet lidhja e njerëzve të caktuar të lidhur me njerëz të trafiqeve të ndryshme kriminale të lidhura me ish ministrin e brendshëm F.Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?