Politikë

Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re

5 Shkurt, 12:47| Përditesimi: 5 Shkurt, 14:15

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikisht është shprehur se administrata e re e Donald Trump do të mund t’a heqë atë nga lista e zezë e non grata-s, thotë se ende nuk ka filluar lobimin për këtë çështje në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Madje vetë Berisha e pranon, se nuk është përparësi e Trump ky problem, por thekson se do t'i shkruajë sapo të plotësohet administrata e re. 

“Jo, unë nuk e kam filluar lobimin sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re. Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem. Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres. Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk është vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre”, tha Berisha.

Në akuza u ndal sërish për George Soros, për të cilin thotë se punoi që ta shpallte non grata.

“Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re. I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo. Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i George Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Geroge Sorosit”, vijoi Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • oioi: 05/02/2025 17:42

    ky kujton se po tha trump qe i hiqet u zgjidh. ti ke mare non-graten shqiptare qe ne pushtet a pension a dhe aty nen dhe kur te jesh nuk ta heq dot njeri. a se po na behet vone se cthite trump qe i bie legenit si te zgjohet.

    Përgjigju
  • Like: 05/02/2025 15:32

    Sipas Berishes,qenka problemi atje, por ambasada e SH.B.A. a mund ta takoj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?