Kryesocalisti Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike me një video me buf.
Në video Berisha shpreh pakënaqësitë ndaj portalit E albania, ndërsa dëgjohet të thotë se me të në krye shërbimet do të jenë ashtu si në 2013- pra njerëz që presin në radhë me orë të tëra.
“E-albania kurthi më i keq i kohërave të Edi Ramës. Në çdo rreth do të kthehen pa përjashtim të gjitha zyrat si 2013”, shprehet Sali Berisha, ndërsa Rama shkruan krah postimit ‘S’ka derman jo’.
Ndërkohë nga ana tjetër në video është edhe një moment nga viti 2013, kur qytetarët janë të lodhur nga pritja për një shërbim.
“Kam katër ditë, kush është më i forti, kush ka armën dhe kush ka mik ajo është radha. Kam 4 orë këtu dhe akoma s’kam mbaruar punë. Bagëti të jesh nuk durohet dot”, janë disa nga komentet e tyre.
Komente

I erren syte nga e reja ,i pelqen erresira!
Përgjigju