Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në qytetin e Mirditës, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik dhe abuzim me fondet shtetërore. Berisha deklaroi se Rama po përpiqet të mashtrojë qytetarët me suksese imagjinare, duke shëtitur qytet më qytet me thesin e rrenave në shpinë.
Gjithashtu Berisha kërkoi të rrisë ndërgjegjësimin qytetar mbi mënyrën se si sipas tij, kjo qeveri po i largon shqiptarët nga vendi i tyre.
"Ka tre ditë që Edi Rama me thesin e rrenave në shpinë, qarkullon nga një qytet në tjetër. Ai vërtetë ndau para për rrugë, por e vërteta është se vodhi minimumi 90% të tyre. Isha dje në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjerë. Ajo rrugë miqtë e mi, që nuk ka një të dytë më atë gjerësi, ka kushtuar 2.4 milionë euro kilometri. Dhe kushtoi kaq, se na dolën probleme me habitatin e shpendëve dhe u detyruam të bëjmë ndryshime në projekt. Kurse ky zotëri, me 20 km rrugë ka 20 mln euro kilometrin. 31 mln euro rindërtimi i rrugës tek sheshi ‘Shqiponja’ 1 km. 17 milionë euro kilometri në unazën e Tiranës. Pra çfarë bëri ky. Ky paratë e rrogave tuaja, paratë e pensioneve i kaloi në rrugë për ti vjedhur. Kjo është e vërteta. Ku i çoi tjetër paratë? 130 mln euro djegësi i Tiranës."-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha nga Mirdita, heq kapelen dhe vendos qeleshen: Rama bën premtime të rreme, largoi masivisht shqiptarët
H.K/E.H/ReportTv.al
