Sali Berisha nuk arriti që të përfundonte ‘revolucionin’ ditën e sotme, prandaj vendosi që ta shtynte të hënën. Ai njoftoi se ditën e hënë, në orën 17:00 kur është parashikuar që të ketë Kuvend, do të ketë sërish protestë, pikërisht para parlamentit. Kjo pasi sipas tij, ky institucion është kthyer në një vegël të Ramës.
“Edi Ramës ia kemi prerë biletën, kthim pas nuk ka! Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë tonë kombëtare, më keq se parlamenti i Putinit dhe Lukashenkos. Aty ai shfrytëzon çdo mekanizëm për të përjashtuar përfaqësuesit tuaj. Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit. Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare.
Pas përmbysjes së këtij regjimi do të jetë dyfishimi i rrogave, minimumi jetik për çdo shqiptar sa rroga minimale, do të jetë përgjysmimi i sigurimeve shoqërore për fermerë dhe subvencion, rikthimin i çmimit të energjisë në 7 lekë për familjarë dhe 6 lekë për biznese, do të jetë përgjysmimi i taksave për naftën, zero tolerancë ndaj bandave dhe krimit, do të jetë asnjë tender asnjë koncencion pa garë, asnjë kompani offshore s’do të marrë pjesë kurrë në garat në Shqipëri, do të dërgohet për ndjekje penale Edi Rama, stop ndërtimeve të reja të Tiranës, PD do të amnistojë çdo detyrim që krijohet në këtë periudhë që qeveris një person i cili ndodhet në hetim ndërkombëtar”, tha Berisha.
Berisha tha se ora do të ndryshonte në varësi se kur do të niste seanca plenare, mirëpo vetë zyra e shtypit e konfirmoi se Kuvendi do të nisë në 17:00.
“Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Lajmi kryesor:
Protesta, mungon ‘uragani’, jo më shumë se 10.000 veta në shesh! Tymuese dhe shashka Kryeministrisë, Berisha marshon, Meta ikën në seli
//ReportTv.al