Politikë

Berisha: Edvini burreci 2 metra i gjatë sjell me detyrim në takime zyrtarët e tij, mos ja jepni votën më 11 maj

22 Prill, 20:09| Përditesimi: 22 Prill, 20:28

  • Share

 

Kreu i PD Sali Berisha nga Korça sulmoi kryeministrin Edi Rama.  Ai tha se Rama i merr me detyrim në takimet elektorale që bënë zyrtarët e tij. Berisha u bëri thirrje atyre që të mos votojnë PS në 11 maj.

‘Merrni rrugën Qafë Plloçë-Qukës, e cila kishte dy qëllime madhore. Së pari të afrojë më shumë Korçën me Tiranë, së dyti të urbanizojë Mokrën. Rruga prej 15 vitesh vazhdon dhe nuk mbaron. Rruga nga 74 milionë euro që ishte e prokuruar me çelësa në dorë, ka shkuar në 250 mln euro dhe vjedhin, vjedhin e nuk ndalen. Pra vendosja para ligjit e këtyre hajdutëve, pastrimi i shtëpisë, pastrimi i Korçës, është kushti i kushteve për Korçën Madhështore, për Shqipërinë Madhështore. Miq!  Ju e shifni, Edvin ti themi burreci 2 metra i gjatë, apo memja i gjallë, apo ti themi Edvin batuta, si të doni, por kalon në takime me zyrtarë të tij, të sjellë me detyrim në takime.

Tani kam një mesazh për ta në emër tuaj: Ju nënpunësit e këtij shteti që zbatoni ligjin dhe u shërbeni qytetarëve, besnikëri ndaj ligjit, ju garantoj se, jeni dhe do mbeteni njerëz të respektuar. Ndaj dhe thirrja ime për ju është, në takime nuk keni çbëni do shkoni, se ju pushojnë nga puna, por votën mos ja jipni atij, votën mos ja jipni. Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Korça: Rama flet me kërcënime si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit, investimet i ka të zhytyra në vjedhje! Asnjë votë për ata që s'pranuan të jenë në koalicion me ne


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?