Sali Berisha është shfaqur entuziast për pjesmarrjen në festën kombëtare të Greqisë, ndërsa ka postuar edhe disa foto nga eventi i organizuar nga Ambasada greke në Tiranë.
“Të nderuar miq,
Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek.
Në pritje takova dhe mikpritësen Ambasdaren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare”, shkruan ai.
Komente

Kur ne kosove luftohej dhe serbija kishte embargo nga e gjith evropa , Ky plaku qe shitet per patriot ju shiste serbis nafte nga kufiri me malin e zi , qka pritet prej keti horri
Përgjigju