Sali Berisha duke folur për gazetarët

Politikë

Kur do të nisin protestat e PD? Sali Berisha nuk jep datë: Në kohën më të shpejtë...

10 Shtator, 16:49| Përditesimi: 10 Shtator, 18:52

  • Share

1757515896_saliberishadukefolurprgazetart.png

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se shumë shpejt opozita do të organizojë protesta, por nuk bëri të ditur një datë fikse.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha për gazetarët se është dakord me propozimin që dha Ervin Salianji, por nuk ka ende një datë kur do të nisin këto protesta.

Sa i takon sugjerimeve, z.Salianji propozoi që të shoqërohet me revolta, madje me protesta.

Sali Berisha: Absolutisht, një propozim shumë i drejtë. Shumë i drejtë, dhe jam 100% dakord me Ervin Salianjin.

Kur do të nisin protestat z.Berisha?

Sali Berisha: Në kohën më të shpejtë të duhur, dhe unë i garantoj mbështetësit tanë dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë përpara një misioni të ri dhe të madh, misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare, e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Drejtuesi i partisë do të jetë njëlloj, Sekretari i Pëgjthshëm, kreu i Grupit Parlamentar, dhe pjesa tjetër?

Sali Berisha: Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë çdo vendim që e quan të drejtë dhe të arsyeshëm.

Do të ketë zgjedhje?

Sali Berisha: Se çfarë do të ketë partia, ka një statut dhe do të jetë në përputhje me statutin  e saj. Por, analiza do bëhet, kjo është e sigurtë.

Bashkë me analizën e këtyre zgjedhjeve, do të keni dhe analizën e vitit 2023, zgjedhjet lokale?

Sali Berisha: Jo, në një mënyrë ajo… ke të drejtë që nuk është bërë, por ajo kishte një arsye tjetër, sepse kryetari i partisë u vendos nën arrest 333 ditë, dhe një seri procesesh u bënë të pamundura. Por, u përgatit libri i zi që i damksoi zgjedhjet. Dhe, mbi bazën e atij libri të zi, mbi bazën e atyre fakteve u votuan 4 rezoluta ndërkombëtare, se e 5-ta është pas zgjedhjeve, në të cilat Edi Rama u cilësua si narodiktator që zhvillon farsa elektorale, mbi bazën e atij libri të zi. Pra, nuk u bë brenda partisë, por bëri një punë, e cila i shërbeu, them unë.

Report Tv mësoi se në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë, Salianji kërkoi që protesta të ketë që në ditën e parë të parlamentit, më 12 shtator.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha e pranon: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit! Zgjedhjet nuk i njohim, por në Parlament do shkojmë


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?