Politikë

Berisha- fermerëve: Sot merrni 32 milionë euro subvencione, do të merrni mbi 200 milionë, 'Ballkani i Hapur' do përfundojë në kosh të plehrave

23 Prill, 20:48| Përditesimi: 23 Prill, 21:55

  • Share

 

Nga Fieri kreu i PD Sali Berisha u ka premtuar fermerëve se do të marrin 200 milionë euro subvencione, ndërsa sot marrni 32 milionë euro.

Ai tha se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisjes nëse PD vjen në pushtet. 

‘Miqtë e mi, unë jam këtu për të garantuar fermerët e mrekullueshëm të Myzeqesë dhe të gjithë qarkut se mbështetja e qeverisë së ardhshme për ju do të pesëfishohet. Domethënë sot ju merrni 32 milionë euro subvencione, do merrni mbi 200 milionë euro subvencion për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Ju garantoj se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë tonë. Dhe se ju, o njerëz punëtorë, do keni një klimë tjetër suksesi. Qeveria, për ju që punësoni 500 mijë shqiptarë, për ju që jepni 20 për qind të prodhimit, do rikthejë paratë tek ju.

Kredi të buta me 80 për qind të interesit të mbuluar nga qeveria, është zotimi ynë. 70 milionë euro do shpenzohen çdo vit për ujitje, për kullim, për mbrojtjen e tokës. Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale. Made in Albania është krenaria jonë, prodhimet tuaja do jenë krenaria jonë. Shërbimet e ekstensionit do jenë falas, do mbulohen nga qeveria. Dhe unë u jap fjalën ju këtu sot se qeveria jo vetëm do mbrojë, por do bëjë gjithçka për krijimin e tregjeve në rajon, në Europë dhe në botë për prodhimet shqiptare’ tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha mesazh demokratëve nga Fieri: Injoroni batutat bajate të Ramës, fokusi tek programi i PD! Balluku sillet si truproja e tij


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?