Kryetari i Partisë Demokratike doli sot (1 maj) në një konferencë për mediat, ku foli për rezolutën e Partive Popullore Europiane ditën e djeshme në Spanjë dhe u pyet për kontratën e lobimit 6 mln dollarë me kompaninë amerikane “Continental” të PD-ADSHM.
Ai shpjegoi rezolutën e katërt, këtë herë të Partive Popullore Europiane për Shqipërinë, që u lëshua sipas tij në Kongresin e PPE-ve në Valencia.
Berisha e cilësoi kryesocialistin Edi Rama edhe “delja e zezë e zgjedhjeve dhe Europës”, duke e krahasuar me Lukashenkon e Bjellorusisë.
“Dje, organizata politike më e fuqishme në Europë, PPE-të, që grupin 82 parti të qendrës së djtahtë të kontinentit, që udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian,Gjermaninë, Austrinë dhe me kryeministra në 12 vende të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm 1 javë para zgjedhjeve në Shqipëri. Kushtuar integritetit elektoral në Shqipëri. Kjo rezolutë u miratua pa asnjë votë kundër, unanimitet i plotë, damkos në mënyrë përfundimtare Edi Ramën, si armik i votës së lirë, në kontinentin europian, e rrjeshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi edhe pikat e rezolutës:
“Rezoluta dënon Ramën dhe regjimin e tij: Se manipulon zgjedhjet me keqpërdorim të pushtetit. Po shtyp pluralizmin politik, opozitën dhe liderët e saj, anëtarët e parlamentit të opozitës. Dënon presionin ndaj mediave nga qeveria dhe mbylljen e TikTokut nga qeveria. Denoncon kapjen e drejtësisë dhe pandëshkueshmërinë. Dënohen me forcë të madhe dhe haptas keqpërdorimi i vazhdueshëm i pushtetit, shteti elektoral, blerja e votës, blerja e votës me kanabis, punësime, prokurime, përdorimi i makinerisë shtetërore, dhunimi i votës dhe fshehtësisë së saj. Europa qëndron pas shqiptarëve dhe të drejtës së tyre për të votuar si qytetarë të lirë. Denoncohet censurimi i opozitës, e jo vetëm kaq, por edhe censurimi i Europës nga Edi Rama, mediat nuk e lexuan këtë rezolutë. Kërcënimin dhe ndjekjen penale të kandidatëve të opozitës. Mosndëshkimin e krimit zgjedhor”, shtoi ai.
Berisha tha se mori mbështetjen e PPE-ve, duke theksuar se “Europa e qendrës së djathtë, denoncon haptas mosndëshkimin e krimit zgjedhor në Shqipëri, dhunimin e kodit zgjedhor, për të përdorur burimet e bashkisë për qëllimet elektorale”.
Ai i bëri thirrje edhe Prokurorisë që të hetonte:
“Të ndalohet çdo lloj keqpëreorimi të pushtetit për zgjedhjet, manipulimi zgjedhor, intimidimi. Zyra e Prokuroisë të hetojë në mënyrë të plotë dhe në kohë krimin elektoral dhe denoncimet zgjedhore, kuptohet për Edi Ramën dhe Ulsi Manjën kjo. Mbikëqyrje e pavarur zgjedhore dhe pavarësi e mediave. PPE i bën thirrje OSBE-ODIHR dhe misioneve të tjera ndërkombëtare që të dërgojnë vëzhgues të tjerë në bashkitë me rrezik të lartë. Të hartohen raporte për procesin zgjedhor, të përfshihen mekanizma kushtëzimi për integrimin europian, nëse shkeljet vazhdojnë, pra karta e Edi Ramës u dogj nëse ato vazhdojnë. Rezolutë e miratuar dje nga CDU e kancelarit Mertz dhe 82 partive të tjera, si diamanti në kurorë, në harkun e gjashtë muajve”, u shpreh ai.
Ndërsa drejt fundit të fjalës për akuzat ndaj kryeministrit, e cilësoi “delja e zezë”.
“Edi Rama është delja e zezë e Europës në raport me zgjedhjet dhe drogën. De fakto Rama është delja e zezë e Europës. Ai i quajti këto broçkulla, por këto janë të vërteta, që në mënyrë absolute s’do i kapërdijë asnjë shqiptar dhe europian. Ky është Edi Rama 8 ditë para zgjedhjeve, i nxirë siç është”, tha Berisha në konferencë.
Komente
