Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,dha një koment edhe për operacionin e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës në Itali, një operacion i SPAK-ut.
Teksa u pyet nga gazetarët, ai gjeti rastin të sulmonte përsëri kreun e institucionit të akuzës Altin Dumani, duke e ironizuar me emrin Altin Troplini, teksa e cilësoi bashkëpunëtor të karteleve të drogës dhe që vepronte vetëm kur i vinin dosje nga partnerët ndërkombëtarë.
Berisha e akuzoi Dumanin të lidhur dhe mbrojtës të klaneve të Troplinëve, Suel Çelës dhe të tjerëve. Ai u shpreh se edhe Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kishin gjetur transferimin e 3 mld eurove nga Dubai në bankat europiane.
“Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit, Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 mld euro të transferuara nga Dubai në bankat europiane. E kuptoni që Altin Troplini është bashkëpunëtor i këtyre organizatave, që detyrohet vetëm kur vijnë dosje nga jashtë. E kuptoni ju se kjo prokurori nuk vepron kurrë kundër organizatave kriminale dhe karteleve nëse një shtet nuk sjell dosje? Janë me fakte, nuk ekziston për Altin Troplinin krimi i organizuar, organizatat kriminale, kartelet e drogës nuk ekzistojnë. Këta kanë gjetur një mënyrë se si t’i mbrojnë organizatat dhe kartelet e drogës. Koordinatorit të tyre i shkojnë dhe i sekuestrojnë makinat që ishin të Troplinëve por e zëmë se ishin të tij, SKAPI është një organizatë kriminale, kjo është e vërteta zotërinj!”.
Lajmi kryesor:
Berisha nuk heq dorë nga farsa elektorale e 11 majit, shfaq dhe një video: Narkoregjimi përgjoi zgjedhësit me kamera të fshehta në qendrat e votimit
A.Q/r.k./ReportTv.al
