Berisha foli për orgji me McGonigal, debat në Report Tv, Spahiu: Gratë e Kuvendit u revoltuan sepse na cenoi! Deputetja e Rithemelimit: Punoni me dy standarde, edhe nga PS fyhet

15 Shkurt 2023, 14:03| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 14:50

  • Share

TIRANË- Megjithëse 31 deputete socialiste, kanë firmosur një kërkesë për përjashtimin maksimal të Sali Berishës nga Kuvendit. Po këto fyerje të rënda, për deputeten e Rithemelimit, Sorina Koti ky vendim është me dy standarde tërësisht i padrejtë. E pyetur nga gazetari i Report Tv Nertil Agalliu, në Sot lIve në Shqipëri sipas saj, Berisha nuk ka fyer askënd madje është ofenduar më rëndë nga partia socialiste. 

“Nuk e kam parë ndonjëherë Berishën të ofendojë ndokënd, sidomos koleget deputete. Më vjen keq për peticionin për të larguar vetëm zotin Berisha. Atje ka pasur raste dhe fyerje më të rënda nga të dyja palët. Ky qëndrim që po mbahet, ndoshta duhet mbajtur dhe për zotërinjtë që vijnë nga PS që ofendojnë zonjat dhe kolegët. S’mund të punojmë me dy standarde. Ne kemi një të drejtë që po protestojmë.”- tha Sorina Koti.

Sa i takon kësaj çështjeje, Klodiana Spahiu është shprehur se është shkelur kushtetuta e parlamentit dhe se Berisha ka cenuar dhe ka fyer në mënyrë të vazhdueshme deputetet dhe ministret gra në Kuvend.  

“Do doja që parlamenti t’i kthehej jetës normale. Ata kanë shkelur kushtetutën e parlamentit. Nëse ne kemi firmosur për të hequr Berishën nga seanca ka qenë për arsye të një cenimi dhe fyerjeve të vazhdueshme që u bëhet grave të parlamentit. Në asnjë mënyrë ne nuk duhet të kthehemi me hapa pas.”- tha Klodiana Spahiu për Report Tv.

Kujtojmë se pas akuzës, Berisha nuk është tërhequr, madje u drejtua edhe me ironi duke nënkuptuar se nuk ka faj për shfrenimet e tyre.  Mirëpo, pavarësisht se pretendon se ka video, Berisha refuzon që t’i publikojë. Ai thotë se do i dorëzojë vetëm te komisionet parlamentare që mund të ngrihen për 'McGonigal' në Shqipëri, por edhe në SHBA.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sona: 15/02/2023 21:06

    Prape nuk dime se kush eshte ofenduar dhe kush qenkerka akuzuar, sa kohe Berisha pretendon per veprime te nje te huaji???

    Përgjigju
  • diana: 15/02/2023 19:35

    SI DO JU VIJE JUVE GRAVE SOCIALISTE KUR TE DALI VIDEO QE MINISTRE TE EDI RAMES SHKOJNE ME AMERIKANIN,,,SI SORECA ME ROMINA KUKON.....PROSTITUCION POLITIK....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?