Berisha 'Foltore' në Rrëshen, kritikon termin 'vëllazëri' gjatë vizitës së Erdogan: Ne të tjerët i kemi miq, vëllezër jemi me njëri-tjetrin

22 Janar 2022, 11:56| Përditesimi: 22 Janar 2022, 15:30

  • Share

Ish-Kryeministri Sali Berisha, vijon 'Foltoret' në qytete të ndryshme të vendit. Në Rrëshen me mbështetësit e Mirditës, Berisha tha se misioni i tij është rrëzimi i regjimit dhe rivendosja e pluralizmit. Berisha përmendi edhe një herë vizitën e Presidentit turk Erdogan në Tiranë dhe shprehu kundërshtinë e tij për termin vëllazëri që u përdor gjatë takimit.

Për Berishën shqiptarët janë vëllezër mes njëri-tjetrit, të të gjitha feve, ndërsa të tjerët i kemi miq.

"Vëllezër janë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës, janë ata të cilët kanë gjak shqiptari sepse kështu ka qenë gjithnjë për shqiptarët. Unë isha fëmijë, babai im praktikant mysliman por në familje bëheshin të gjitha festat. E pyesja unë: pse festojmë babë? Sepse janë tanët më thoshte. Rama një herë thotë se është lider katolik, një herë ortodoks, ndërsa herën e fundit tha 'kush të tha që nuk jam lider mysliman'. Ai ta ndërrojë sa herë të dojë fenë por ne vëllazërinë e kemi brenda kombit, të tjerët i kemi miq", tha Berisha.

Ish-Kryeministri i ftoi qytetarët që të marrin pjesë në votimet për kandidatët, për të cilat u kujdes të thoshte se janë një praktikë amerikane. 

“Kemi vendosur që në këto 6 bashki të marrim pjesë në zgjedhje. Do caktojë qytetari për kandidaturat, jo Sali Berisha dhe të tjerët. Do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do caktoni", tha Berisha. 

Nga Mirdita Berisha nuk la pa përmendur edhe një herë presionin që sipas tij po i bëhet Bashës përmes dosjen ‘Nick Muzin’, e cila sipas tij nuk mbyllet kurrë.

“Dosja Nick Muzin është një nga dosjet me historinë më kriminale në lobim. Ai ka bërë transferta të dënueshme me ligjet shqiptare dhe amerikane. Atij në Shqipëri ia mbylli Edi Rama procesin. Në SHBA, kur prokuroria shqiptare kërkoi dosjen e Nick Muzin dhe dëshminë e tij, i cili ishte një person i ngatërruar në histori të tjera", tha Ish-Kryeministri Sali Berisha në takimin me mbështetësit e tij në Mirditë. 

Një sulm ai e pati edhe për mbasadoren  amerikane në Tiranë, Yuri Kim., të cilën e akuzou si “përfaqësuese të Edi Ramës”.

“DASH dekaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave krminale të rajonit, të Amerikës ë Veriut e Jugut të Lindjes së Mesme dhe Evropës. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë?". 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bizi: 22/01/2022 18:21

    A mund ta besoni mullahun, mullah saliun Fundamentalists e pare ne Europ?

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/01/2022 14:05

    Ketu sala ka te drejt ai vella ka sllobon

    Përgjigju
    • Loli: 22/01/2022 16:30

      Tamam, e nxori koken berish serbi i m....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?